Lëvizja Vetëvendosje e ka tërhequr edhe zyrtarisht Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme nga Kuvendi i Kosovës.
Lajmin për Front Online e ka bërë të ditur, kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi.
“13 deputetë nënshkrues kanë parashtru kërkesën për tërheqjen e këtij projektligji”, ka thënë ai.
Tërheqja është bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, nga e cila ka dalë përfaqësuesi i LDK-së, Arben Gashi./Front Online/