Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra i ka reaguar deklaratave të Mimoza Kusari-Lilës, se VV-ja i ka kërkuar LDK-së 15 nënshkrime për votimin e presidentit në këmbim të tërheqjes së Ligjit për Zgjedhje.
Ajo përmes një postimi në Facebook veprimin e VV-së, Deliu-Kodra e ka cilësuar si shantazhim të LDK-së.
Postimi i plotë:
Shefja në detyrë e Grupit Parlametar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, sapo konfirmoi para mediave se kanë shantazhuar LDK-në me votimin e Vjosa Osmanit për presidente në këmbim të tërheqjes së Ligjit për Zgjedhje!
Kusari-Lila sapo e dëshmoi publikisht atë që prej dje po e themi se Vetëvendosje po e përdor Ligjin për Zgjedhje dhe ndjeshmërinë ndaj mërgatës si shantazh politik ndaj opozitës, e në rastin e veçantë ndaj LDK-së. Ligji Për Zgjedhje nuk i takon pazareve për asnjë post politik. Ai nuk guxon as mund të procedohet pa një debat të gjerë politik e publik dhe pa një harmonizim mes gjithë grupeve të interesit. Ligji për Zgjedhje kërkon diskutim multisektorial dhe multidimensional dhe nuk është ekskluzivitet i një subjekti të vetëm. Mirëpo, ajo që tash dëshmoi para mediave shefja në detyrë e Grupit Parlametar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, shpërfaq më së miri natyrën tregtare të kandidatës për presidente, Vjosa Osmanit, për të mos zgjedhur mjet për të arritur, pameritueshëm, në postin e aspiruar. Kjo, vetëm figurë përfaqësuse nuk pasqyron!/Front Online
https://www.facebook.com/blertadeliukodraofficial/posts/4102910666396407