Shefi i grupit parlamentarë të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se mbledhja e sotme e kryesisë është thirrur për ti rehatuar njerëzit e mazhorancës nëpër pozita, raporton Front Online.
“Një mbledhje e çuditshme që shtyhet çdo 30 minuta. U ftu pa një agjent të qartë. Mbledhje e cila ishte realisht me seancën e mbrëmshme. U mundua të kontrabandohet ligji për zgjedhje i cili duhet t’i nënshtrohet një reformë zgjedhore.
“Ne kërkuam nga kjo magjorancë e papërgjegjshme të merren me pandeminë me zhvillimin ekonomik, ata nuk e kanë mendjen me qeverisje por sistemimin e njerëzve në pozita të rëndësishme, për këtë ishte edhe kjo mbledhje”, ka thënë ai.
Tahiri ka kërkuar që të gjendet një kandidaturë tjetër e cila do të krijonte stabilitet dhe do të i përfaqësonte të gjithë qytetarët.
“Ne kërkuam që të tërhiqen nga kandidaturat, jemi në afatet kushtetuese të gjejmë një figurë që do të krijonte stabilitet që nuk do të jetë përçarëse”. Ka thënë ai.
Ndër të tjera ai tha se janë në pritje që VV-ja ta tërheqë kandidaturën e Osmanit për presidente dhe ta zgjedhin një tjetër së bashku.
“Në asnjë rrethanë nuk ndihmojmë dhe nuk kontribuojmë në zgjedhjen e Vjosa Osmanit. Ne presim që të tërheqin këtë kandidaturë edhe ta gjejnë një person unifikuese dhe që e përfaqëson popullin”, ka thënë ai./Front Online/