Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka kërkuar Kurtit të mos ju bëjë shantazh lidhur me ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.
Njëherit i pari i LDK-së i ka bërë thirrje kryeministrit që të heq dorë nga një iniciativë e tillë për të mos e dërguar kështu vendin në zgjedhje të reja të parakohshme.
“Duhet të punojmë bashkërisht për këtë ligj, dhe jo vetëm aq. Për të gjithë reformën. Jemi në një vijë e në një drejtim me këtë. Mos e përdor si shantazh. Do t’i bëjmë të gjitha. T’i formojmë fillimisht institucionet e t’i japim vendit stabilitet. Të merremi me pandemi e vaksinim të qytetarëve e rimëkëmbje ekonomike. Të krijojmë qetësi për njerëzit tanë. Opozita nuk nënshtrohet Albin. Gabohesh nëse konstruktivitetin tim e të LDK-së e ke keqkuptuar”, ka deklaruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku drejtuar kryeministrit Albin Kurti në Kuvend.