×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pret në takim përfaqësuesit e agjencive të KB-së, i falënderon për vaksinat

    FrontOnline
    30 Mars 2021

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Kosovë.

    Kryeministri Kurti i falënderoi agjencitë për kontributin që kanë dhënë për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës dhe për sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave anti-Covid.

    Duke folur për krizën me pandeminë në gjithë globin, kryeministri Kurti tha se kjo krizë në Kosovë u thellua edhe më shumë me rrëzimin e padrejtë të qeverisë vitin e kaluar.

    Kryeministri theksoi se aktualisht në Kosovë po ndodhin mesatarisht 10 vdekje në ditë, ndërsa asnjë pacient me koronavirus nuk po e mbijeton daljen nga respiratori.

    Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke i falënderuar për kontributin rreth kontingjentit të parë të vaksinës,  tha se shpreson në bashkëpunimin e mëtejmë të agjencive të KB-së në tejkalimin e krizës me virusin.

    Përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara të pranishëm në takim uruan kryeministrin Kurti dhe ministrin Vitia për fitoren në zgjedhje dhe formimin e qeverisë. Koordinatorja për Zhvillim e KB-ve, Ulrika Richardson tha se kabineti i ri qeveritar mund të llogarisë në ndihmën dhe mbështetjen e agjencive, por njëkohësisht tha se pret bashkëpunim dhe koordinim me qeverinë.

    Edhe përfaqësuesit e tjerë e njoftuan kryeministrin Kurti dhe ministrin Vitia me punën që kanë bërë dhe po e bëjnë në Kosovë, duke ofruar përkrahjen e mëtejshme.

    Kryeministri Kurti u premtoi përkrahjen e tij dhe të kabinetit, sepse siç tha ai, duam të bashkëpunojmë me të gjithë për të mirën e Kosovës.

    Përveç koordinatores për Zhvillim të KB-ve, Ulrika Richardson në takim ishin të pranishëm edhe Maria Suokko, (UNDP), Anna Rostocka (IOM) Omar Siddique (UN HABITAT), Brendan Keirnan (UNOPS), Murat Sahin (UNICEF), Visare Mujko-Nimani (UNFPA), Vlora Nushi (UNWOMEN), Naser Krasniqi (FAO) Sery Koryak (WHO), Lorik Pustina (UNDCO) Blerim Azizi (UNV), Rositsa Zaharieva (UNODC), Blerim Murtezi (ILO) Shpend Qamili (UNDCO)./Front Online

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, është përfshirë në një skandal. Azemi i cili është i akuzuar për huliganizëm në disa protesta të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Lideri i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është liruar nga paraburgimi të enjten, një ditë pasi gjykata kishte urdhëruar mbajtjen e tij...
    Lajme10 Tetor 2024
    Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, i cili u arrestua dje pasi i fishkëlleu disa herë Kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, është liruar...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se pushteti përmes bashkëpunimit me Milan Radoiçiq, kanë ndaluar...
    Ekonomi10 Tetor 2024
    Sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit në Gjermani punësojnë pjesën më të madhe të kosovarëve që jetojnë atje. Por, me kalimin e...
    Lajme10 Tetor 2024
    Në mbledhjen e sotme të Asociacionit të Komunave, pati thuajse një përleshje mes kryetarëve të komunave. Kryetari i Kamenicës nga Lëvizja Vetëvendosje,...
    Lajme10 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së “Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari ka reaguar pas bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Mimoza...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar llogarinë bankare të partisë së tij për të gjithë personat që kanë vullnet për mbështetje...
    Lifestyle10 Tetor 2024
    Dashuria është baza e çdo marrëdhënieje, por ka një kusht tjetër shumë të rëndësishëm për një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.