×
  • Opinione
  • Opinione

    Edukimi financiar në Kosovë: Këtu dhe tani

    FrontOnline
    25 Mars 2021

    Shkruan: Petrit Balija

    25.03.2021, Prishtinë

    Kohët e pasigurta krijojnë sfida, por edhe mundësi. COVID-19 ka rritur pasiguritë për të rinjtë tanë të Kosovës. Na mbetet ne të sigurojmë që ata të mbështeten me mjete dhe informacione që mund t’iu ndihmojnë atyre të marrin vendimet e duhura financiare për një të ardhme më të mirë ekonomike për ta.

    Një nga sfidat kryesore për të rinjtë është të kuptojnë se si funksionon bota financiare. Kjo është rezultat i shumë faktorëve duke përfshirë sistemin e dobët arsimor, mungesën e burimeve të informacionit në gjuhët vendore (për ata që nuk e flasin gjuhën angleze), perceptimi negativ mbi perspektivën ekonomike të vendit, pagat e ulëta dhe papunësinë jashtëzakonisht të lartë.  Këto shqetësime janë edhe më të përhapura në mesin e të rinjve dhe vazhdojnë të shihen si probleme serioze për zhvillimin e mëtejshëm socio-ekonomik të vendit.

    Marrja e vendimeve të gabuara financiare herët në jetë mund të shkaktojë vështirës për një të ri që pastaj kërkon shumë vite sakrificë për të rimarrë veten.  Të rinjtë të cilët kanë synime dhe ambicie për sukses përpiqen të marrin një arsim universitar cilësor, i cili shpesh paraqet një kosto mjaft të lartë për ta. Në shumë raste, të rinjtë nuk kanë kursime, prandaj kjo kërkon mbështetje financiare nga familja, kërkon punësim në më shumë se një angazhim të punës ose duhet të merret kredi për shkollim nga bankat komerciale. Prandaj, është me rëndësi të keni një plan që është i realizueshëm në mënyrë që kjo arritje e rëndësishme të realizohet pa u ngarkuar me shumë borxhe dhe pa pasur nevojë të për ngarkesë të madhe me punë derisa përpiqeni të studioni dhe të përfundoni programin sfidues arsimor. Disa do të jenë me fat që të kenë mbështetjen e familjes, por nuk ndodh gjithmonë kështu, prandaj është shumë me rëndësi të planifikohet paraprakisht duke ngritur një fond kursimesh për shkollim në të cilin familja dhe vet të rinjtë mund të kontribuojnë në shuma modeste por për vite të tëra (zakonisht më shumë se 10 vite) në mënyrë që të kenë mjetet e nevojshme financiare për shkollim në moshën 18 vjeçare.

    Një sfidë tjetër financiare pas arsimit është faza pas diplomimit kur të rinjtë fillojnë rrugën jetësore për të realizuar ëndrrat e tyre, siç janë arsimimi i mëtejshëm (master ose doktoratë), të kenë një shtëpi, të krijojnë familje, të jetojnë në pjesën e vendit ose në pjesën e botës ku ata dëshirojnë, dhe shumë qëllime të tjera jetësore. Kjo përsëri paraqet sfida financiare për të cilat njeriu duhet të jetë i përgatitur dhe i edukuar financiarisht në mënyrë që të merr vendimet e duhura dhe të di se ku të kërkojë ndihmë dhe këshilla kur është e nevojshme. Është e rëndësishme të kuptohet se si menaxhohen financat personale/familjare, si të krijohet shprehia e kursimit, si të shmangen shpenzimet e panevojshme, si të zgjidhen produktet dhe shërbimet e duhura financiare, si të financohet një shtëpi, si të investohet në pasuri dhe tregje të kapitalit, si të kursehet për pensionim dhe shumë koncepte të tjera të rëndësishme financiare. Prandaj, nuk është kurrë tepër herët për të filluar edukimin financiar pasi kjo njohuri do t’ju shërbej gjatë tërë jetës.

    Kjo është arsyeja pse Shoqata e Bankave të Kosovës, me mbështetjen e bankave komerciale në Kosovë, është duke kontribuar për këtë çështje me shumë aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ofruar informata të rinjve dhe klientëve të bankave.  Këtë vit, SHBK është duke shënuar Javën Globale të Parasë 2021 nga 22-28 mars me shumë aktivitete në lidhje me edukimin financiar dhe do të vazhdojë të mbështesë të rinjtë e Kosovës për të përgatitur ata për një perspektivë më të mirë ekonomike. Prandaj me shkas, motoja e Javës Globale të Parasë për këtë vit është “Kujdesu për veten, kujdesu për paratë e tua”!

    Autori është Kryeshef i Shoqatës së Bankave të Kosovës

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Opinione25 Prill 2024
    Burimi: The Financial Times (titulli origjinal: Don’t relax, Europe — the US hard right isn’t finished yet), Constanze Stelzenmuller. Në fundjavë, Kongresi...
    Opinione24 Prill 2024
    Nga: Lina Khatib / The Guardian (titulli origjinal: Iran seems like it’s in escalation mode – but all-out war with Israel is...
    Opinione23 Prill 2024
    Shkruan Hisen Berisha  Pas dështimit të serbëve për të realizuar të drejtën e tyre politike për të zgjedhur kryetarët e tyre në...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, ka thënë se Brukseli ka stagnuar procesin e personava...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka rikujtuar se ende janë edhe mbi 1600 të zhdukur në Kosovë nga regjimi gjenocidal...
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar me rastin e Ditës së të Pagjeturve. Osmani ka thënë se rreth 1600...
    Lajme27 Prill 2024
    Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organizon ushtria amerikane Ranger. Siç njofton Forca e Sigurisë e Kosovës,...
    Lajme27 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh. Aty bëhet e ditur se janë regjistruar 8 raste të dhunës në familje. Dy...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një intervistë me DW, ai shpjegon se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.