×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani: Nëse çështja e presidentit sfidohet në Kushtetuese, Gjykata mund t’i japë dritë jeshile Osmanit

    FrontOnline
    23 Mars 2021

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë që nëse çështja e presidentit sfidohet në Kushtetuese, atëherë Gjykata mund ta legjitimojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente të vendit, edhe pa 2/3 të votave të deputetëve.

    Ai thotë se duke pasur parasysh aktgjykimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ku rrëzoi Qeverinë Kurti dhe Qeverinë Hoti, Gjykata ka prishur garancionin kushtetues. Pra, sipas tij, edhe nëse çështja e presidentit sfidohet në Kushtetuese, Osmani mundet të kalojë si kandidate për presidente pa 80 vota.

    “Unë nuk e përjashtoj mundësin që sot është standardi me nejt 80, PO JO ose Abstenim, por në Gjykatë me u sfidu çështja, besoj që Gjykata i jep dritë jeshile. E legjitimon edhe zgjedhjen me minus 80, pra edhe më pak se 80.

    Gjykata i ka prishur dy herë standardet, edhe në rastin Kurti edhe në rastin Hoti e ka prishur garancionin kushtetues dhe ka krijuar një normë që është absurde, gjithkon që i ka tri vjet, dmth ajo nuk ka logjikë”, thotë Hasani në Rubikon.

    Ai thotë se sipas vlerësimit të tij, se nëse ndjeket rruga e Behgjet Pacollit, Gjykata nuk e bën problem këtë çështje.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi, është lidhur direkt në një emission televiziv nga...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme. “Do të mbajë mot me diell dhe vranësira...
    Ekonomi09 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të hënën që t’i rris pensionet për 20%. Pas këtij vendimi janë shprehur të pakënaqur përfaqësuesit...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, tha se nuk do të bashkëpunonte me askënd për të i mundësuar shefit të qeverisë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ish kryeministri  Avdullah Hoti foli për procesin e dialogut kur ai ishte në krye të Qeverisë. Ai në emisionin “Click” në rtv21...
    Lajme08 Tetor 2024
    Naser Hafizi, drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Infrastrukturës, është duke u kërkuar nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim...
    Sport08 Tetor 2024
    Së fundmi, një lojtar nga ekipi U-13 i Real Madridit shënoi katër gola mbresëlënës kundër San Blas. I riu në fjalë është...
    Lajme08 Tetor 2024
    Profesori amerikan Edward Joseph tha sot se Ballkani Perëndimor është aktualisht një rajon i paqëndrueshëm, por se problemet, përfshirë Kosovën, nuk janë...
    Sport08 Tetor 2024
    Liridon Krasniqi është një nga futbollistët më të njohur shqiptar, pasi ka bërë një karrierë interesante, por në vitet e fundit ishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.