×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjes 7 anëtarëshe zjarri ua mori shtëpinë, mundi i dhënë me vite u zhduk për një natë

    FrontOnline
    20 Mars 2021

    Ky është Nejazi Imeri, po mbledh ato që mbetën nga djegia e shtëpisë. Para disa ditëve, pak para mesnatës një zjarr i madh kaploi shtëpinë e familjes Imeri.

    Në tre dhomat e shtëpisë ishin 7 anëtarët e familjes por për fat të mire nuk i kishte zënë gjumi dhe shpëtuan të gjithë anëtarët pa lëndime. Por tani kanë mbetur 7 anëtarët e familjes pa shtëpi. I zoti i shtëpisë thotë se mundi që e kishte ndërtuar me vite të tëra, zjarri ia mori për një natë.

    “Ju e patë edhe vet dëmin që ishte, dhe për tu rregulluar me ba rregullim veç kushton 6-7 10 mijë euro, unë nuk mund ta bëj. Ku ti gjej 10 mijë euro, a unë e kam 10 mijë denarë pensionin. Si ta merr mendja a mund të bëhet me këto para, a duhet të blejsh ushqim a të paguash komunalet a të ndërtosh shtëpi. Shkoi mundi im, 70 vjeçar edhe kjo më gjet mua, çka me bë”, shprehet Nejazi Imeri, raporton rtv21.

    I zoti i shtëpisë Nejaziu kërkon ndihmë nga shteti nga qytetarët që ta ndihmojnë se nuk ka ku të shkojë me 7 anëtarët e familjes.“Këtu s’jetohet por edhe tesha nuk kam, ja këto rroba nuk janë të miat. Këtu po qëndrojmë kemi dy dhoma lart jemi 7 persona po çka me ba”, thotë më tej Nejaziu.Kjo familje jeton në Çair të Shkupit. Nejaziu dhe familja e tij kërkojnë nga personat human që të ndihmojnë dhe ta rregullojnë shtëpinë meqenëse nuk kanë opsion tjetër për të qëndruar.

    Ndërsa të gjitha gjërat që ishin në shtëpi i mori flaka dhe nuk ka mbetur asgjë nga shtëpia e vjetër. Të ardhura kjo familje ka vetëm 10 mijë denarët pension të Nejaziut.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Beograd me shefin e shtetit serb, Aleksander Vucic. Lajcak...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë për çështjen e sulmeve...
    Lajme10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenjevic. Arrestimin e tij e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për...
    Të tjera
    Kronika10 Shtator 2024
    Një grua në Leposaviq ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj të dielën e ka sulmuar fizikisht. Bëhet e ditur se njësitet...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, kanë vizituar sot Termocentralin “Kosova B” të Korporatës Energjetike të Kosovës, në...
    Lajme10 Shtator 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë detaje lidhur me takimin që është mbajtur mbrëmë në orët e vona bashkë...
    Sport10 Shtator 2024
    FC Prizreni i ka zbuluar fotot dhe videon e dhunës që e përjetoi ky ekip në ndeshje me KF Deçanin, në Ligën...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë një vizitë në veri, më konkretisht në Leshak të Leposaviqit. I shoqëruar nga ministrat, Xhelal...
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se brenda 72 orëve të ardhshme do të tregojë kërkesat e Serbisë për serbët që jetojnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.