Agim Veliu dhe Haki Rugova nuk do të jenë më nënkryetar të LDK-së e as Arban Abrashi sekretar. Kështu ka vendosur sot Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, raporton Front Online.
Nënkryetar i ri i partisë nuk do të jetë as Kujtim Shala.
Në anën tjetër, nënkryetar të ri të LDK-së janë zgjedhur Anton Quni, Lutfi Haziri, Shqipe Mjekiqi, dhe Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, ndërsa sekretar kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.