×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Shumë shpejt spitalet nuk do ta përballojnë fluksin e pacientëve

    FrontOnline
    20 Mars 2021

    Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) Valbon Krasniqi, ka paralajmëruar të premten se gjatë muajit mars mund të tejkalohen të gjitha kapacitetet spitalore, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në javët e fundit.

    Gjatë takimit të Komitetit për menaxhim të pandemisë së koronavirusit, Krasniqi ka thënë se vetëm gjatë tre javëve të fundit, ka pasur rritje prej 66 për qind të pacientëve që janë hospitalizuar. Ai ka njoftuar se aktualisht janë 798 pacientë të shtrirë në klinikat rajonale dhe në ato të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.“Nëse vazhdon ky trend i rritjes e të hospitalizuarve, mbase brenda muajit mars do të tejkalohen kapacitetet e planifikuara”, ka deklaruar ai.

    Krasniqi u bëri thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe ekzekutivit që të bëjnë planifikime për rritjen e numrit të shtretërve dhe kapaciteteve të tjera.
    “Gjendemi para një situate ku shumë shpejt spitalet tona nuk do të mund të përballojnë fluksin e pacientëve që do të kërkojnë trajtim spitalor”, ka thënë mes tjerash ai.Edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se nëse vazhdohet me mbingarkesën e spitaleve, do të ketë vështirësi të menaxhimit të rasteve klinike.

    “Mbingarkesa që është tash në SHSKUK, për një kohë të shkurtër, nëse vazhdon kështu, do të jetë e papërballueshme dhe profesionistët shëndetësorë do të përballen me situata të vështira të menaxhimit të rasteve spitalore”, ka thënë Zemaj.

    Ndërkaq, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se vetëm në dy javët e fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve të reja për 27.6 për qind, duke shtuar se mesatarisht brenda një dite janë raportuar 619 infektime të reja dhe tetë të vdekur.“Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri, por ky normalitet paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, distancën e maskën”, ka porositur Ramadani.Të premten, më 19 mars, Kosova ka regjistruar numrin më të lartë të infektimeve ditore gjatë vitit 2021, përkatësisht 828 raste të reja.Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 80.621 raste të infektimit.Prej tyre 1.744 pacientë kanë vdekur./rel/

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.