×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjatë muajit janar dhe shkurt u shqiptuan 6 gjoba mandatore për ndotësit e mjedisit

    FrontOnline
    15 Mars 2021

    Ta Pastrojmë Kosovën ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunal mjedisor për shqiptimin e gjobave për ndotësit e mjedisit.

    Bazuar në të dhënat e monitorimit rezulton se gjatë këtyre muajve janar dhe shkurt 2021, janë shqiptuar gjithsej 6 gjoba mandatore.

    Komunat që kanë shqiptuar gjoba janë, Istogu (dy gjoba mandatore), komuna e Shtimes (3 gjoba mandatore) si dhe komuna e Lipjanit (1 gjobë mandatore dhe 1 fletparaqitje për gjykatë).

    Komunat, Obiliq, Vushtrri, Ferizaj, Viti, Kamenicë, Kaçanik, Hani i Elezit, Prizren, Pejë, Gjakovë, Rahovec, Deçan, Drenas, nuk kanë shqiptuar asnjë gjobë mandatore për ndotësit e mjedisit.

    “Komunat, Prishtinë, Fushë Kosovë, Skënderaj, Podujevë, Mitrovicë, Gjilan, Klinë, Junik, Suharekë dhe Malishevë nuk kanë raportuar fare. Përkundër komunikimit që kemi pasur me isnpektorët komunal dhe personat tjerë sipas autorizimeve që kemi marrë nga vet komunat në fjalë, nuk kemi marrë asnjë raport prej tyre”, thuhet nga Let’s Do It Kosova.

    Udhëzimi Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore është në fuqi që nga viti 2009 dhe në fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën”, 15 shtator – 15 dhjetor 2018 ka ndodhur plotësim-ndryshimi `tij. Ky udhëzim ka synim reduktimin dhe eliminimin e ndotjes së mjedisit duke shqiptuar gjoba për ndotësit e mjedisit. Vlera minimal e gjobës është 20 euro dhe ajo maksimale 100.

    Ta Pastrojmë Kosovën e monitoron tash e 6 vite udhëzimin në fjalë dhe për 5 vite ky udhëzim monitorohet në baza vullnetare. Andaj kërkojmë që komunat të jenë më të përgjegjshme në raportim të të dhënave. Monitorimi i zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore do të vazhdojë edhe gjatë muajve në vijim, kur edhe do të bëhen publike të dhënat në afate dymujore”, thuhet tutje në një komunikatë për media.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Trendi i konvertime nga feja islame në atë katolike, po vazhdon të jetë në rritje. Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, bënë homazhe në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Aktivistja nga Sanxhaku, Amina Nuraj, ka folur për përvojat e saja të ndalimit në pikat kufitare të Serbisë disa herë kur ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sot bëhen 23 vite që nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, të cilat ndryshuan përgjithmonë qytetin e Nju Jorkut dhe SHBA-në....
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) të mërkurën (11 shtator) ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli dhe këshilltarët, priti...
    Lajme11 Shtator 2024
    Sot Qeveria në mbledhjen e 220-të të saj miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Por,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është dhënë fjala përfundimtare në rastin ku Shaip Ferizi, Shqipe Avdiu, Arben Jashari, Mustafë Vitija, Hajdar Jashari,...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Franca do të ketë Qeveri të re “javën e ardhshme”, tha kryeministri konservator i zgjedhur së fundi, Michel Barnier, teksa ai po...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.