×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Na duhet një LDK që prinë, jo që përcjellë

    FrontOnline
    14 Mars 2021

    Kandidati për kryetar të LDK-së, Besian Mustafa, pak para zgjedhjes së kryetarit të ri të LDK-së, ka thënë se duhet një LDK që prinë, jo që përcjellë.

    Ai në Facebook ka shkruar se LDK duhet t’i kthehet qytetarëve.

    Postimi i plotë:

    Zgjedhjet e fundit na ndanë e na përgjysmuan. Na e hodhën poshtë çdo kalkulim. E di që po të kalkuloja do ta kisha më të lehtë, do të isha më rehat. Edhe ky fjalim sot, po të mos ishte kaq i sinqertë, do ta kisha më lehtë. Por, kalkulimi doli të jetë metodë e gabuar dhe unë refuzoj të kalkuloj e të jem pjesë e kalkulimeve. Andaj, shkrova një letër të hapur ku kërkova të thyhet heshtja. Prandaj, edhe sot, kandidova për ta thyer heshtjen.Ne në LDK heshtim. Heshtëm kur rrëzuam një qeveri antiperëndimore. Nuk u ballafaquam por u strukëm dhe kalkuluam. Por, kjo nuk ishte heshtja jonë as e parë e as e fundit. Ne heshtëm qe 15 vjet për mungesë të hapjes së partisë. E trajtuam partinë tonë, LDK-në, që dikur ishte lëvizja më e madhe popullore mbarshqiptare, si punë të përkohshme, zyrat e së cilës hapeshin vetëm gjatë zgjedhjeve. Nuk u reformuam. Edhe ato pak reforma që bëmë, ishin të zbehta, të kontrolluara. Ishin me kalkulime.Më vjen keq ku kemi arritur sot, por dua t’u shoh secilin në sy dhe të më tregoni, a ishte LDK-ja e Ibrës e heshtur? A ishte Xhema njeri që ka kalkuluar e ka heshtur? Sikur të ishin të tillë, pra të heshtur e kalkulantë, do të ishin në majat e ish sistemit, e jo në majat e lëvizjes që rrënoi Jugosllavinë.

    Sot, neve na duhet një LDK që prinë, jo që përcjellë. Një LDK që vendosë, jo që heziton.
    Një LDK që afron, jo që largon.
    Një LDK që ofron solidaritet e bashkim, jo që shanë e ndanë.
    Një LDK që flet e ndërton, jo që hesht e stagnon.LDK është e djathta, është lëvizja e vërtetë e trurit të kësaj shoqërie, është shtëpia që duhet t’i kthehet Kosovës, t’i kthehet qytetarit sepse vendit i duhet LDK- ja, sepse Kosovës i duhet lëvizje euroatlantike. Kosovës i duhet LDK-ja që i rikthen dhe rindërton lidhjet tona, të shkatërruara qëllimisht, me mërgatën tonë në Nju Jork, Gjermani, Zvicër, e gjetiu. LDK e vërtetë është katalizatori i integrimit, garanca e zhvillimit, ndërtuesja e mirëqenies.Unë, jam Besiani. Biologjikisht, i Xhemës. Politikisht, veç i LDK-së. Rrënjësisht, i themeleve të 1989-ës.
    Vetëvendosje na i morri mbi 100 mijë vota. Asnjë fjalë, asnjë reagim në LDK. Kur unë shpalla kandidaturën, dolën forca jashtë LDK-së që më sulmuan, më shanë, më ofenduan, më linçuan sepse kandidatura ime po i marrka dikujt ndonjë votë. Sikur kandidatura e Besianit në LDK qenka krim! Asnjë fjalë, asnjë reagim në LDK.U çuan njerëz që s’kanë asgjë të përbashkët me LDK-në
    kinse ta mbrojnë LDK-në nga Besiani. Sepse Besiani po ua marrka LDK-në atyre që shanë e linçuan me dekada LDK-në, atyre që kurrë nuk ishin në LDK. Asnjë fjalë, asnjë reagim në LDK. Heshtje dhe vetëm heshtje në LDK. Prandaj, kam kandiduar. T’ju detyroj ta thyeni heshtjen.Thonë se është më mirë të jetosh një ditë si luan sesa 1000 vjet si lepur frikacak. Dikur, ne në LDK jetonim si luanë sepse fjalën e mirë dhe të keqe ia thoshim njëri- tjetrit në sy. Ndërsa sot, fjalën e mirë s’ia themi njëri- tjetrit hiq, e fjalën e keqe e themi pas sysh, pas shpine, nën tavolinë, nën tokë. Plot frikë.Delegatët sot ftohen të votojnë në kuti, pra me votë të fshehtë, edhe kryetarin, edhe Këshillin e Përgjithshëm, edhe Kryesinë, sipas vlerësimit individual. Jo me inate. Jo me kalkulime. Në të kundërtën, do ta harrojmë edhe 12 përqindëshin. Të votohet për atë që pas 30 vjetëve do u tregohet nipave e mbesave, me kokën lartë, se këta delegatë ishin aty kur u zgjodh kryetari i cili, pa kalkulime e pa matematika, e riktheu LDK-në në lavdin e saj të mëparshëm. Kryetarin të cilit sot, pas këtij Kuvendi, i rreshtohemi të gjithë, duke filluar nga unë dhe secili kandidat, ushtarë të kauzës sonë të përbashkët. Kryetarin që reformon strukturat e LDK-së, me bashkëpunim e bashkërendim, jo me inat e hakmarrje, duke i përgatitur ato për zgjedhjet e brendshme në 2023.Nuk mund të lejojmë që sot, si shumë herave tjera, të dalim nga ky Kuvend me kokë të ulur, mendje të mjegulluar e zemër të rënduar.
    Zoti e bekoftë këtë ditë!

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.