×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja nesër voton, kështu zgjedhet kryetari i partisë

    FrontOnline
    13 Mars 2021

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) këtë të diel do të mbajë Kuvendin e LDK-së për zgjedhjen e Kryetarit të ri, kjo pas dorëheqjes së Isa Mustafës në shkurt të këtij viti.

    Organizimi i zgjedhjeve për kryetar të LDK-së në raste të tilla mbahet brenda 60 ditëve pas dorëheqjes së kryetarit të kaluar.

    “27.3 Kryetari mund të japë dorëheqje para skadimit të mandatit. 27.4 Në rast të paragrafit 2 dhe 3 të nenit 27, duhet të thirret Kuvendi i LDK-së, në afatin prej 60 ditësh”, thuhet në Statutin e LDK-së.

    Mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht deri në gusht të vitit 2023. Për organizmin e punës së Kuvendit të LDK-së krijohen trupat të cilët merren më këtë çështje siç janë, Komisioni Kandidues dhe Komisioni Verifikues.

    LDK me anë të një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook ka shkruar “Pas zgjedhes së kryetarit të ri të LDK-së, lidershipi i ri merr vendime dhe orientime për forcimin e strukturës dhe organizimit të degëve dhe të organeve tjera të partisë”.

    Në Kuvendin Zgjedhor për kryetar të LDK-së të pranishëm do të jenë 335 delegatë nga 38 degë të këtij subjekti në tërë Kosovën.

    ” 18.1 Kuvendin e LDK-së e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve + kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të LDK-së.
    18.2 Për numrin e delegatëve sipas degëve dhe kriteret e zgjedhjes së tyre vendos Këshilli i Përgjithshëm, përkatësisht Kryesia e LDK-së, në bazë të autorizimit të Këshillit të Përgjithshëm.
    18.3 Me rastin e zgjedhjes së delegatëve për Kuvend, secila degë siguron përfaqësimin e femrave dhe të rinjve.
    18.4 Në punën e Kuvendit marrin pjesë edhe anëtarët aktualë të Kryesisë dhe të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, por pa të drejtë vote, nëse nuk janë të zgjedhur delegatë të Kuvendit përkatës”, thuhët në statutin e LDK-së.

    Deri më tani katër politikanë i kanë paraqitur kandidaturat e tyre për kryetar të këtij subjekti, Lutfi Haziri, nënkryetari partisë dhe kryetar i Degës së Gjilanit, Anton Quni, anëtar i kryesisë dhe kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, Lumir Abdixhiku, anëtar i kryesisë dhe Besjan Mustafa, zëdhënës i partisë dhe anëtarë i kryesisë.

    Në statutin e këtij subjekti thuhet se kandidimi për kryetar të këtij subjekti duhet të bëhet në Kuvend. Secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm. Votimi për kryetar të subjektit bëhet me vota të fshehta.

    “25.1 Kryetari i LDK-së zgjidhet në Kuvendin e LDK-së, me votim të fshehtë. 25.2 Kandidimi për kryetar bëhet në Kuvend. Secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm”.

    “25.3 Në rast se Kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, atëherë Kuvendi vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për Kryetar; 25.4 Kryetari i LDK-së njëkohësisht është kryetar i Kuvendit, i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë së LDK-së”.

    Para disa ditësh Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me Kuvendin që do të mbahet nesër në të cilin pritet të zgjidhet vetëm kryetari dhe jo kryesia.

    “Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit”.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka nisur vizitën e tij në Kinë të dielën. Ai e ka vlerësuar Kinën...
    Lajme08 Shtator 2024
    Alon Ben-Meir, profesor amerikan në pension dhe ekspert i politikës ballkanike, nëpërmjet një artikulli autorial të botuar së fundi kushtuar rrjedhës së...
    Lajme08 Shtator 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se “Policia e Kosovës në 25-vjetorin e krijimit dhe funksionimit të saj është një nder...
    Të tjera
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës ka marrë rrugë për në Qipro, ku nesër zhvillojnë ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Ka qenë faqja...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Zyrtarët në Tel Aviv kanë konfirmuar se së paku 3 persona Izraelit janë vrarë gjatë një sulmi që ndodhi në kalimin kufitar...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Një dron rus e ka shkelur hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë sulmeve të mbrëmshme në shtetin fqinj Ukrainë, tha anëtarja e NATO-s...
    Lajme08 Shtator 2024
    Artan Nimani, kryetar i Forumit të Intelektualëve, iniciativë e cila në zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025 do të garojë në kolacion me...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Partia Socialiste do të marrë një numër të lartë të karrigave të deputëve në...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Të paktën tre studente janë lënduar pasi një zjarr shpërtheu në një shkollë me konvikt vajzash në qytetin qendror Isiolo të Kenias...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.