×
  • Lajme
  • Lajme

    ​AAK pa vendim nëse do të bëjnë kuorumin kur të votohet Osmani si presidente

    FrontOnline
    12 Mars 2021

    Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, konfirmoi se të hënën do të jenë në takimin që është ftuar nga kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe pretenduesja për presidente Vjosa Osmani. Mirëpo, tha se nuk kanë vendim nëse do të bëjnë kuorumin kur të votohet presidenti.

    Pas mbledhjes së kryesisë së Aleancës që është mbajtur ditën e sotme, Gjini tha se do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kreut të Vetëvendosjes.

    “Sot kemi pasur konsulta të kryesisë edhe kryetari Haradinaj dhe Aleanca do t’i përgjigjen ftesës së z. Kurti dhe do të marrim pjesë ashtu siç është paraparë”, deklaroi Gjini para mediave.

    Gjini tha se presin nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje të tregojë për natyrën e takimit dhe se cilat janë kërkesat dhe më pas do të marrin vendim për to, përfshirë edhe nëse janë të gatshëm të heqin dorë nga posti i presidentit për të cilin pozitë është i kandiduar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    “Me siguri se z. Kurti duhet të tregojë për natyrën e takimit. Ne do të marrim pjesë, është kulturë demokratike, është mënyrë normale e komunikimit. Rezultate të zgjedhjeve kemi, por demokracia është përgjegjësi e të gjithëve. Edhe njëherë duhet të them z. Kurti duhet të tregojë natyrën e takimit kur të zhvillohet dhe atëherë do të shohim si do të zhvillohet më tutje”, vijoi Gjini.

    I pyetur nëse do të qëndrojnë në seancën e Kuvendit për të bërë kuorumin për Osmanin kur të votohet si presidente, Gjini tha se nuk kanë vendim as për këtë çështje.

    “Këtë vendim ende nuk e kemi marrë. Besoj janë çështje që do të sqarohen në ditët dhe javët që vijnë është herët të spekulojmë”, u shpreh nënkryetari i AAK-së.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të shkojë sot në Therandë. Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, ai do të marrë pjesë...
    Lajme16 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, sot e ka nisur ditën duke i thënë mirëmëngjesi opozitës. Basha në një postim në Facebook i...
    Lajme16 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në kuadër të ushtrimit “Arroë Delta 01”, togu i rikonicionit dhe togu i mortajave...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë sot në përurimin e investimeve të reja në shkollën “Metush Krasniqi”...
    Lajme16 Shtator 2024
    Sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të vazhdojë...
    Lifestyle16 Shtator 2024
    Kur ndodhin vonesa të ciklit menstrual, menjëherë fillon paniku për një shtatzani të mundshme. Por, përpiquni të mos shqetësoheni shumë sepse kjo...
    Lifestyle16 Shtator 2024
    Presioni i gjakut është forca që gjaku juaj ushtron kundër mureve të enëve të gjakut ndërsa zemra juaj rreh. Presioni juaj i...
    Lifestyle16 Shtator 2024
    Dashi Do tregoheni te padrejte me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe debatet ne çift do jene te pashmangshme. Asgjë nuk do...
    Vip16 Shtator 2024
    Bora Zemani është ndër figurat publike më të komentuara në media rozë dhe jo vetëm. Ajo ka publikuar disa momente të ëmbla...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.