×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve, dëshmitari i ri jep dëshmi në seancë të mbyllur

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të vazhdojë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar se dëshmitari i radhës do të dëshmojë në një seancë të mbyllur, ndërsa prokurori do të lexojë një përmbledhje të provave të paraqitura.

    Trupi Gjykues ka pranuar dëshmitë me shkrim të 9 dëshmitarëve, të cilat janë shoqëruar me prova materiale në çështjen gjyqësore kundër ish-komandantëve të UÇK-së.

    Sipas njoftimit nga DHSK-ja, seanca do të fillojë nga ora 09:00.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Me kërkesë për rritje page, punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës nga e hëna e 16 shtatorit kanë hyrë në grevë. Kërkesa...
    Lajme16 Shtator 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova ka pasur shumë miq dhe mbështetës, të...
    Front TV16 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se e ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 24 të...
    Të tjera
    Vip16 Shtator 2024
    Bora Zemani është ndër figurat publike më të komentuara në media rozë dhe jo vetëm. Ajo ka publikuar disa momente të ëmbla...
    Sport16 Shtator 2024
    Lamine Yamal ka shpjeguar diferencën kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit pasi shkëlqeu edhe një herë tjetër për Barcelonën në duelin ndaj...
    Opinione16 Shtator 2024
    Shkruan: Hisen Berisha Lidhur me qëndrimet e fundit të kryeministrit serb, që kërkesat e Vuçiqit i paraqiti si masa të qeverisë serbe...
    Hulumtime16 Shtator 2024
    Konzorciumi “ALB Architect & North West” është shpallur fitues i dy lotëve të tenderit të Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Shërbimit Korrektues të...
    Lajme16 Shtator 2024
    Duke filluar nga ora 07:00, sot punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës do të hyjnë në grevë në shenjë proteste për shkak...
    Lajme16 Shtator 2024
    Ngjarjet e ditës 16 shtator 2024: 09:00- Ministria e Infrastrukturës, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Policinë shënojnë Javën Evropiane të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.