Ngjarjet e ditës e sotme:
09:00
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, merr pjesë në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19. (Ndërtesa e Qeverisë)
09:45
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, mban takim online me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës. (Direkt nga faqja e Facebook-ut e Kryeministrit)
10:00
Komuna e Prizrenit organizon debat publik për “Draft Rregulloren e Re për Taksa dhe Tarifa Komunale”, përmes së cilës synohet thjeshtëzimi i procedurave administrative për qytetarë dhe biznese. (Salla e Kuvendit Komunal)
14:00
Komuna e Prishtinës mban konference për medie, në të cilën prezantohen projektet ideore te cilat i janë përgjigjur konkursit për projektimin e Sallës Koncertale. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës)