×
  • Lajme
  • Lajme

    Japonia ndihmon Kosovën me disa projekte në vlerë mbi 320 mijë euro

    FrontOnline
    11 Mars 2021

    Ambasada Japoneze në Kosovë njofton se nën skemën e Qeverisë Japoneze Grass Roots dhe Sigurisë Njerëzore (GGP) pesë projekte të granteve do të nënshkruhen në 12 Mars 2021 me një grant total prej 320,440 euro.

    Projektet që Ambasada Japoneze në Kosovë do të mbështesë gjatë këtij viti janë:

    1. “Projekti për shpërndarjen e ujit për fshatrat Hogosht dhe Lisocke në Komunën e Kamenicës” me shumën totale prej 79,357.00 Euro.

    Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të sigurojë një sistem të mirë të furnizimit me ujë për fshatrat Hogosht dhe Lisocke.

    Përfituesit e këtij projekti janë popullata që jeton në këtë pjesë të Kamenicës, nga fëmijët e shkollës e deri te bizneset e potenciale.

    2. “Projekti për Rinovimin e Aneksit Shkollor të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët“Meto Bajraktari”në Prishtinë” me shumën totale prej 70,473.00 Euro.

    Qëllimi i projektit është të rrisë qëndrueshmërinë dhe të sigurojë një mjedis të sigurt për nxënësit, stafin dhe komunitetin që frekuentojne objektet shkollore në baza ditore.

    3. “Projekti për Sigurimin e Pajisjeve Mjekësore për Kujdesin Shëndetësor për Nënat dhe Fëmijët në Kosovë” me shumën totale prej 54,370.00 Euro.

    Projekti synon te përmirësoje rezultatet shëndetësore të grave dhe foshnjave të tyre të parakohshme, veçanërisht grupe të ndjeshme dhe të margjinalizuara përmes shërbimeve më të mira të kujdesit shëndetësor,

    për të ulur vdekshmërinë foshnjore duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe në fund për të rritur ndërgjegjësimin e grave të moshës 21 vjeç -65 vjet në mundësitë për shqyrtimin e kancerit të qafës së mitrës përmes pajisjeve të sofistikuara mjekësore.

    4. “Projekti për Sigurimin e Automjetit të Transportit dhe Gjeneratorit te rrymes për Qendrën për Komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian” me një shumë prej 35,990.00 Euro.

    Qëllimi i këtij projekti është pajisja e Qendrës së re të Komunitetit dhe Mësimit në Fushe Kosova me zgjidhje të

    përhershme të transportit dhe qëndrueshmëri elektrike dhe ngrohëse.

    5. “Projekti për Sigurimin e një Traktori për Promovimin e Bujqësisë në Istog” me shumën totale prej 80,250.00 Euro.

    Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të rrisë fuqizimin dhe pavarësinë financiare të grave dhe fermerëve të rinj të Komunës së Istogut.

    Në Kosovë, Japonia tashmë ka zbatuar projekte para se vendi të fitonte pavarësinë.

    Shuma totale e granteve të Projekteve Japoneze që nga viti 2010 deri më sot arrin në 3,077,658 EUR (385,418,245) për 48 projekte (përfshirë 1 GGP Kulturore) në të gjithë vendin.

    Kjo skemë mbështet projekte të propozuara nga organe të ndryshme si organizata joqeveritare (OJQ), autoritete të qeverisjes vendore dhe shoqata të tjera jofitimprurëse. Ky mjet i ndihmës për grante ofron mbështetje për sektorë të ndryshëm në Kosovë. Ky program ka fituar një reputacion të mirë në të gjithë botën për ofrimin e ndihmës efektive dhe në kohë. Përmes këtij instrumenti,

    Japonia ka ofruar ndihmë, duke filluar nga ndihma e menjëhershme humanitare duke ofruar mbështetje për komunitetet për nevojat e tyre të menjëhershme emergjente si dhe rindërtimin e zonave pas konfliktit.

    Ndihma e grantit nën GGP u prezantua për herë të parë nga Qeveria e Japonisë në 1989 me qëllimin për të përmbushur nevoja të ndryshme socio-ekonomike në vendet në zhvillim.

    GP ofron ndihmë financiare të pakthyeshme për OJQ-të, spitalet, shkollat, organizatat jofitimprurëse të tjera për të ndihmuar në zbatimin e projekteve të tyre të zhvillimit. Fondet nën GGP përpiqen të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e

    komunitetit.

    Kriteret e pranimit:

    Çdo organizatë jofitimprurëse ka të drejtë të jetë përfituese e granteve GGP.

    Kërkesa e vetme është që ato të jenë organizata jofitimprurëse që zbatojnë projekte të bazuara në komunitet.

    Lista e mëposhtme janë shembuj të përfituesve të mundshëm:

    (a) OJQ-të ndërkombëtare ose lokale

    (b) Organizatat e Bazuara në Komunitet (OBK)

    (c) Autoritetet lokale

    (d) Institucionet shëndetësore

    (e) Shkollat fillore dhe profesionale (trajnimi)

    (f) Shoqata të tjera jofitimprurëse

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Beograd me shefin e shtetit serb, Aleksander Vucic. Lajcak...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë për çështjen e sulmeve...
    Lajme10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenjevic. Arrestimin e tij e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për...
    Të tjera
    Kronika10 Shtator 2024
    Një grua në Leposaviq ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj të dielën e ka sulmuar fizikisht. Bëhet e ditur se njësitet...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, kanë vizituar sot Termocentralin “Kosova B” të Korporatës Energjetike të Kosovës, në...
    Lajme10 Shtator 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë detaje lidhur me takimin që është mbajtur mbrëmë në orët e vona bashkë...
    Sport10 Shtator 2024
    FC Prizreni i ka zbuluar fotot dhe videon e dhunës që e përjetoi ky ekip në ndeshje me KF Deçanin, në Ligën...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë një vizitë në veri, më konkretisht në Leshak të Leposaviqit. I shoqëruar nga ministrat, Xhelal...
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se brenda 72 orëve të ardhshme do të tregojë kërkesat e Serbisë për serbët që jetojnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.