×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Tomë Gashi del para Gjykatës, ja për çfarë akuzohet

    FrontOnline
    10 Mars 2021

    Është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj avokatit Tomë Gashi, i cili akuzohet për veprën penale ‘‘Shkelje e fshehtësisë së procedurës’’ gjatë gjykimit të Azem Sylës.

    Gashi para gjykatës u deklarua i pafajshëm dhe tha se nuk kishte vendim nga gjykatësja që ajo seancë dëgjimore ishte konfidenciale dhe se dëshmitarët ishin në mbrojtje. Sipas Gashit kjo është bërë më qëllim të dëmtimit të imazhit të tij, raporton “Betimi për Drejtësi”

    ‘‘Ata edhe me pas dashtë me me dëmtu e që kanë dashtë, nuk kanë ditë, juridikisht nuk kanë ditë, sepse me pas ditë është dashtë me nxjerrë aktvendim paraprak se gjithçka është konfidenciale, me ma dhanë një vendim që unë ta nënshkruaja duke i ditur pasojat’’, u shpreh Gashi duke iu referuar gjykatëses se Eulexit, Marie Tuma.

    Prokurori i rastit, Blerim Igrishta, tha se i qëndron prapa aktakuzës ku  sipas provave e që sipas tij, janë linqet e mediave, vërtetohet se i akuzuari Gashi ka zbuluar emrin e dëshmitarit, duke bërë kështu vepër penale. “Kësaj gjykate i kemi ofruar tri apo me shume linqe të mediave publike e po ashtu edhe fotografi në të cilën është bazuar edhe kjo aktakuzë. Me elaborimin e tyre do të vërtetohet fajësia e tani të të akuzuarit”, u shpreh prokuroi Igrishta. I akuzuari Gashi po ashtu në provat e ofruara gjykatës ishin disa linqe të lajmeve të publikuara në disa media e që sipas tij ishin deklarata para se të mbahej seanca dëgjimore.

    Ai gjithashtu ofroi edhe disa prova të tjera që sipas tij e dëshmojnë pafajësinë e tij. Të njëjtat gjykatësi i vetëm në këtë proces gjyqësor, Eroll Gashi, i refuzoi me arsyetimin se të këto prova gjenden në shkresat e lëndës dhe se disa prej tyre kanë të bëjnë me fazën tjetër të procedurës. Në këtë seancë nuk u thanë fjalët përfundimtare pasi prokuroi i shtetit, Blerim Igrishta kërkoi që kjo seancë të shtyhet pasi ka angazhime të tjera gjatë ditës. Seanca e radhës u caktua. më 15 mars 2021 në orën 13:20.

    Sipas aktakuzës së përpiluar më 16 mars 2018, nga prokurori Blerim Igrishta, avokati Gashi më 29 prill të vitit 2016, rreth orës 10:54, pasi që paraprakisht kishte përfunduar seanca dëgjimore  në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ku në procesverbal ishte informuar nga gjykatësi i rastit se seanca është e mbyllur dhe se duhet të ruhej si konfidencialitet ajo çfarë flitej aty, i njëjti me të dalë nga seanca, pa autorizim kishte zbuluar të dhënat për identitetin e personit të mbrojtur në procedurë penale duke iu drejtuar mjeteve me deklarata dhe duke përmendur emrin e tij në mënyrë publike.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Një incident dyshohet se ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, është shtuar numri i pjesëtarëve të Njësisë Speciale. Këtë e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i ka kërkuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron që ta vizitojë Kosovën dhe të shohë...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurti për vizitën e tij të fundit në veriun e Kosovës, duke...
    Lajme11 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha shumë informacione për aktakuzën e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se sa i përket aktakuzës të ngritur nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kuvendi ka njoftuar se nesër do të mbahet seancë plenare nga ora 10:00. Ky është rendi i ditës: 1.    Miratimi i procesverbaleve...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sot bëhen 23 vite që nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, të cilat ndryshuan përgjithmonë qytetin e Nju Jorkut dhe SHBA-në....
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) të mërkurën (11 shtator) ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.