×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: Hoti nuk e ka tejkaluar humbjen e zgjedhjeve, në Prekaz nuk më përshëndeti

    FrontOnline
    09 Mars 2021

    Mimoza Kusari-Lila Kryetare e Alternativës ka folur për formimin e institucioneve të reja dhe raportet që kanë me partitë që dolën humbëse në zgjedhjet e 14 shkurtit. Thotë se duhet biseduar për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente derisa për formimin e qeverisë thotë se s’ka nevojë për koalicione. Ajo rrëfeu edhe një rast kur kryeministri Avdullah Hoti, nuk e përshëndeti.

    “Mendoj se hapësirë për koalicione qeverisëse nuk ka në kuptimin se është e qartë vullneti i qytetarëve për atë se çfarë qeverie duan. Por për bashkëbisedim dhe ulje rreth tryezës politike për procesin e zgjedhjes se presidentes natyrisht se po. Ne do të jemi bashkë në Kuvendin e Republikës së Kosovës si pozitë dhe opozitë”, tha Kusari-Lila.

    “Presidentja apo roli i presidentes paraqet një pozitë unifikuese e cila duhet të jetë një person që tejkalon kufijtë politikë të një subjekti apo një liste prandaj jam e bindur se edhe takimet me përfaqësues të partive politike do të fillojnë së shpejti që të kemi një proces që kalon shpejt, pa ndonjë traumë dhe natyrisht që kemi një formim të suksesshëm të institucioneve”, theksoi ajo për Euroneës Albania.

    Kusari-Lila nuk mendon se ka arrogancë nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

    “Fituesit nuk duhet të kërkojnë falje për fitoren, duhet të jenë gjithashtu edhe në vijë me suksesin e arritur dhe besoj se kjo ka qenë ai elementi që është dukur ose është dhënë përshtypja se z. Kurti dhe znj. Osmani mund të jenë arrogantë por nuk e besoj dhe nuk e kam parë si të tillë, në veçanti jo këtyre ditëve të fundit kur ushtruesja e detyrës së presidentes ka qenë në krye të detyrës ..”, shtoi Kusari-Lila.

    Kusari-Lila tha se ishte Avdullah Hoti që ditë më parë nuk e përshëndeti kur u takuan për homazhe në Prekaz.

    “Unë e takova z.Hoti. Isha me delegacion të Alternativës për homazhe. Ndërsa z.Hoti nuk më përshëndeti. Përderisa të tjerët nga Lidhja Demokratike e Kosovës na përshëndetën ai personalisht jo. Kështu që duhen dy persona për respekt të ndërsjellë. Nëse ai ende nuk e ka tejkaluar atë çfarë ndodhi në zgjedhje është prapë çështje e tij dhe LDK duhet ta bëjë”, tregoi ajo.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Presidenten Vjosa Osmani për çmimin “M100 Media Award” me të cilin u nderua...
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 48-vjeçar me inicialet Z.H., i cili ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës  është deklaruar për Front Online  në lidhje me ligjin e ri për Byronë Shtetërore...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Me shtimin e vransirave gjatë natës, nga pjesë perëndimore fillojnë të reshura shiu, që orëve të para të ditës së premte pritet...
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave (njëra me targa nga Kosova), në Gostivar. Sipas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.