×
  • Lajme
  • Lajme

    Anton Quni para Kuvendit zgjedhor: Në LDK ka hatërmbejtje e frustrime

    FrontOnline
    09 Mars 2021

    Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni ka folur për arsyet që e kanë shtyrë që të kandidojë për kryetar të kësaj partie. Ai tha se ka dashur që në opinion të krijojë një bindje që zgjedhjet në LDK janë demokratike dhe të hapura për të gjithë, shkruan Gazeta Express.

    Ai ka folur edhe për planet e tij në rast se zgjidhet në krye të LDK’së.

    “Unë do të mundohem që të bëj një pajtim të madh. Ka hatërmbetje, ka frustrime… unë mendoj që kemi nevojë për çdo njërin. Nuk e kemi atë komoditet që ta humbim qoftë edhe një anëtarë”, ka thënë ai.

    Quni foli edhe kundërkandidatët e tij për kryetar të LDK’së. Ai tha se edhe me Abdixhikun por edhe me Hazirin kanë raportet të shkëlqyera.

    “Edhe me Lutfin edhe me Lumirin jemi në raporte të shkëlqyera. E kemi uruar dje njëri-tjetrin. Unë e kam shpallur kandidaturën më herët në Kryesinë e ngushtë, e ndërsa Lumiri dhe Haziri e kanë shpallur dje më mbledhjen e përgjithshme të kryesisë”, ka pohuar Quni.

    Kandidati për kryetar të LDK’së, foli edhe për preferencat e kryetarit në dorëheqje të partisë, Isa Mustafa.

    “Unë jam shumë i sinqertë që nuk kam vërejtur se nga kryetari parapëlqehet ndonjë kandidat ose se ka ndonjë skenar të përgatitur se kush do të jetë lideri i ardhshëm i LDK’së. Në bisedat tona lakohen disa emra, por nuk është tek unë që ta bëj publike”, ka thënë më tutje Quni.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.