×
  • Lajme
  • Lajme

    Paraburgim dhe arrest shtëpiak, drejtori dhe dy zyrtarët e sekretariatit të KPK-së i drejtohen Apelit

    FrontOnline
    09 Mars 2021

    Pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ish-drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi, ky i fundit ka dorëzuar ankesë të premten në Gjykatën e Apelit.Lajmin e ka konfirmuar avokati i Krasniqit, Ramë Gashi. Lavdim Krasniqi akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.Sipas tij, përmes ankesës është kërkuar që të ndërpritet paraburgimi dhe që i mbrojturi i tij të mbrohet në liri apo zëvendësimin e masës me ndonjë masë më të butë.

    “Është dorëzuar ankesa në afatet e përcaktuara, tash të shohim Gjykata vendos. Kjo ankesë është dorëzuar të premten. Nuk është arsyetuar dyshimi i bazuar mirë për veprën penale siç përcaktohet në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë avokati Gashi për Telegrafin.Ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak për klienten e tij, me inicialet M.B e ka kërkuar edhe avokati Fatlum Podvorica.Ai ka thënë se kanë parashtruar ankesë ndaj aktvendimit mbi caktimin e masës së arrestit shtëpiak si dhe janë në pritje për vendimin e Gjykatës të Apelit.

    “Ne kemi parashtruar ankesë ndaj aktvendimit mbi caktimin e masës së arrestit shtëpiak dhe jemi duke pritur për vendosje nga ana e Gjykatës të Apelit sipas ankesë tonë”, ka thënë avokati Fatlum Podvorica.Edhe mbrojtësi i të dyshuarit A.K, avokati Miftar Qelaj, për telegrafin tha se ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit për të mbrojturin e tij, duke kërkuar ndërprerjen e paraburgimit, caktimin e mbrojtjes në liri apo zëvendësimin e saj me masë më të butë.

    “Kjo për shkak se gjykata masën e paraburgimit e ka vendosur pa bazë dhe masë ligjore, kur ka pas mundësi edhe me masa më të buta. Prokuroria kërkesën e saj e ka mbështetur në dy rrethana për çka ka kërkuar masën e paraburgimit: dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën dhe se i pandehuri mund të ndikoj në prova”, ka thënë ndër të tjera Qelaj.Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më datë 3 mars ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për ish-drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi, ndërsa për asistentet e tij është tërhequr nga kërkesa për paraburgim duke i caktuar kështu masën e arrestit shtëpiak.

    Në njoftim thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë ka vepruar lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.K nën dyshimin e kryerjes së disa veprave penale.“Për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprës penale Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale nga neni 380 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nën paragrafi 2.1 të KPRK-së dhe të pandehurës M.B. për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale, nga neni 377 par 1 lidhur me par 1, nën par 2.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhej në komunikatë.

    Tutje, në komunikatë thuhej se Prokurori i shtetit në seancën dëgjimore është tërhequr nga kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit sa i përket të pandehurës M.B. duke propozuar caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndërsa sa i përket të akuzuarit L.K. ka mbetur pranë kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit.“Të pandehurit L.K., gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji pasi që ka konstatuar se janë përmbushur kushtet e parapara me nenin në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.2 pika 1.2.2, dhe 1.2.3 të KPP-së. Të pandehurës M.B., gjykata i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji pasi që ka konstatuar se janë përmbushur kushtet e parapara me nenin 183 par 1 pika 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 187 par.1 nën paragrafi 1.1, 1.2 pika 1.2.2, dhe 1.2.3 të KPPK-së”, vijon njoftimi.

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se këto masa të sigurisë janë masa adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, sepse ekziston rreziku se po të gjenden në liri mund të ndikojnë në bashkëkryerësin A.K. si dhe në dëshmitarë, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, tregon rrezik se nëse të pandehurit gjendet në liri mund të përsërisin veprat penale apo të ngjashme.Të pandehurit L.K. dhe M.B. dyshohen nga Prokuroria se në cilësinë e personave zyrtar kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen për shitblerje dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike. “Pas...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Këshilli i Europës feston sot 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka gjetur rastin të kujtojë sot se...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq ka shprehur frikën se komuniteti ndërkombëtar do të dalë me “ndonjë zgjidhje kompromisi”...
    Të tjera
    Vip05 Maj 2024
    Pas spektaklit të natës së mbrëmshe (e shtunë), banorët si zakonisht ishin duke darkuar jashrë në oborr. Por, si shpesh herë edhe...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks. “Kjo festë që vjen në frymën e ripërtëritjes dhe...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët. Në urimin e tij, Kurti tha se në një ditë si...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve. Ai ka shkruar se...
    Lajme05 Maj 2024
    5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo datë njihet ndryshe edhe si – Dita Botërore e Higjienës...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje bashkëkombësve të tij ukrainas në Pashkët Ortodokse të dielën që të bashkohen në lutje për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.