Ndonëse sot si në çdo vend të botës u festua edhe në Prishtinë Dita pa Makina, një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:30 në kryeqytet, ku një ngasës i veturës ka goditur një këmbësor.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës.
Tutje , ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut./Front Online/