×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi emocional i shokut të Adem Jasharit: I telefonova, por me vonesë

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Ramadan Kaqkini, shoku i klasës së heroit Adem Jashari ka treguar se si ka tentuar që të komunikojë me familjen Jashari në kohën kur ata ishin rrethuar nga forcat serbe.

    Kaqkini në emisionin “Frontal” në T7 thotë se ai ka telefonuar me vonesë, pasi nuk e ka hapë askush telefonin.

    “Unë kom telefonu me vonesë, ka mujt me kon ora rreth 8, në atë kohë nuk e ka hap telefonin askush. Por s’kemi mujt me marrë askënd. Ne nuk kemi pasur mundësi me lëvizë, për t’i dalë në ndihmë”, thotë Kaqkini.

    Ai thotë se kanë telefonuar tek një familje tjetër për të kuptuar çfarë po ndodh me familjen Jashari, por ata i kanë thënë se nuk kanë guxim të dalin jashtë, pasi janë dëgjuar krisma të shumta dhe ka pasur shumë tym.

    “Thanë se prej këtuhit nuk po guxojmë medal se ka qaq gjuajtje me topa, s’po guxojmë as me dalë me kqyrë, gjendja është shumë e keqe”, tha Kaqkina.

    Ai tregoi se me 7 mars ka kuptuar se Adem Jashari dhe familja e tij ka rënë heroikisht, ndërsa thotë se është trishtuar kur ka shkuar t’i shoh viktimat.

    “Jam trishtuar, ka pasë kufoma të dëmtuara, por kryesorët nuk kanë qenë të dëmtuar, Ademi ka qenë i plagosur me dy plumba, një posht dhe një lartë. Mirëpo ka pas edhe shumë kufoma të dëmtuara”, thotë Kaqkina, derisa thotë se në momentin kur flet për këto ngjarje, i kujtohet e gjitha si një film. /

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    TikTok-u është njëri nga rrjetet sociale më të përdorura në gjithë botën dhe përjashtim nuk bën as Kosova. Përdoruesit e kësaj platforme...
    Lajme04 Maj 2024
    Kreu i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se janë disa shtete anëtare të Këshillit të Europës që po përgatiten të bllokojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Për më shumë se 10 vite, ekskavatorë e kamionë gjenden në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Punimet në këtë rrugë, shpesh herë janë ndërprerë, ndërsa...
    Të tjera
    Vip04 Maj 2024
    Në ditën e lindjes së saj, Dafina Zeqiri mori një propozim për martesë nga partneri Kreshnik Gjergji. Çifti ka njoftuar se këtë...
    Lajme04 Maj 2024
    Për deputetin e LDK-së, Shkëmb Manaj, premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e banesave sociale mbetët vetëm një mashtrim që u është...
    Lajme04 Maj 2024
    Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin sot (4 maj 2024). Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së mediave, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij. Në Indeksin e saj Botëror të...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në organet e rendit është raportuar se dy persona të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar të premten e 3 majit për në Berlin të Gjermanisë. Kështu ka njoftuar Zyra e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.