×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Meta: Zgjedhjet e 25 Prillit janë të rëndësishme për 100 vitet e ardhshme

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të dalin në votimet parlamentare të 25 Prillit dhe të votojnë për forcat politike që dëshirojnë, por njëkohësisht të dënojnë edhe partitë që e meritojnë.

    Në një konferencë për shtyp me gazetarët, kreu i shtetit tha se zgjedhjet e 25 Prillit janë të rëndësishme për 100 vitet e ardhshme, sikurse tha ai, “për të rikthyer kredencialet demokratike të vendit”.

    “Në këtë garë ka shumë koalicione dhe shumë forca politike. Është e rëndësishme që qytetarët të vendosin me qetësi se kë do zgjedhin, por edhe kë do ndëshkojnë. Është e drejtë e tyre të gjykojnë me qetësi. Për mua është e rëndësishme që procesi të jetë transparent. Do të informojmë edhe më tej opinionin publik që përfshihen tek krimi zgjedhor, kështu që s’do të ketë asnjë tolerim. Do të bëj më çdo gjë për të patur zgjedhje demokratike të ndershme. Zgjedhjet e 25 Prillit janë të rëndësishme jo për 4 vite, por për 100 vitet që vijnë që Shqipëri të rifitojë kredencialet demokratike dhe të arrijmë vendet e tjera që kanë qenë pas nesh dhe na kanë parakaluar dhe kjo do të jetë sfida më e madhe për të gjithë ne. Të mos paragjykojmë rezultet e zgjedhjeve. Mund të ketë çdolloj surprize”.

    I pyetur si i komenton kandidatët e fundit për deputetë të Partisë Socialiste, si Najada Çomo dhe Luljeta Bozo, Meta deklaroi se është e rëndësishme që në listat e kandidatëve të ketë figura me integritet.

    “Këto nuk janë në interesin tim. Por në interesin tim si President me qëllim rritjen e besimit të përfaqësuesit të publikut, është e rëndësishme që të jenë figura me sa më shumë integritet. Qytetarët të shikojnë me vëmendje listat e çdo force politike dhe të votojnë në ato lista për kandidatin që besojnë se ka integritetin më të lartë në mënyrë që t’u japn mesazh të qartë kryetarëve dhe forcave politike se cilët janë deputetët që vërtetë ata duan dhe dëshirojnë t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se nga 12 maji do të nisë turin e takimeve me diasporën shqiptarë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell ka deklaruar se urdhrat e Izraelit për evakuimin...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Qyteti i Shkodrës gjatë ditës së djeshme është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku Alma Arazi bashkë me tre fëmijët e...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Familjarë të dëshmorëve e qytetarë, që të hënën kishin adhur për homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, me rastin e...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, derisa sa ka folur për situatën ekonomike në vendin tonë ka theksuar se...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar në përvjetorin e 27-të rënies heroin Luan Haradinaj. Ai, me anë të një postimi në...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Qyteti i Shkodrës gjatë ditës së djeshme është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku Alma Arazi bashkë me tre fëmijët e...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është takuar me homologun e tij polak, Władysław Kosiniak- Kamysz, në margjinat...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij. Përmes një postimi, e para e vendit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.