×
  • Lajme
  • Lajme

    E rrahu gruan me grushta e shkelma – një muaj paraburgim për prizenasin

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit F.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: lëndimi i lehtë trupor, nga neni 185 par. 3 nën par. 3.1. lidhur me par. 1 të Kodit Penal dhe shkelja e urdhrave mbrojtës, nga neni 25 par. 1 dhe 2 të Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje.

    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit F.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

    Ditën kritike, (01 mars) në shtëpinë e përbashkët familjare, i pandehuri F.B., të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, fillimisht e ofendon me fjalë, e më pas edhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grushte në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, e kap për flokë dhe e godet me shkelëm në këmbë, me të cilat veprime të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore.

    Po ashtu, nga provat dhe faktet e lartcekura rezulton se në datë të njëjtë, i pandehuri F.B., me qëllim e shkel në tërësi urdhrin për mbrojtje të lëshuar nga të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, sipas të cilit urdhër të pandehurit është ndaluar që palën e mbrojtur, të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, që mos ta shqetësoj, ofendoj, përul, godas, kërcënoj dhe sulmoj fizikisht, mirëpo i pandehuri shkel urdhrin e tillë të përshkruar me veprimet si më lartë,

    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Gjyqtari i procedurës – Luan Berisha kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 01.03.2021 deri me datën 01.04.2021.

    Gjyqtari i procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh se hetimet janë në fazën fillestare, si dhe faktin se i pandehuri ka shkelur urdhrin mbrojtës të Gjykatës, si dhe duke marrë parasysh rrethanat ku i pandehuri në mënyrë të vazhdueshme ka keqtrajtuar në aspektin psikik të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, e ka fyer dhe e ka sulmuar fizikisht, pasi që në këtë rast dhe se ka edhe raste të tjera të mëparshme të dhunës në familje.

    Prandaj, nga ajo që u paraqit më lartë, shihet se qëndrimi i të pandehurit në masën e paraburgimit është mëse i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë të procedurës penale, për zbatimin me sukses dhe efektiv të procedurës penale.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme29 Prill 2024
    Ish-diplomanti në Gjermani, Blerim Canaj ka thënë se disa shtete të Quint-it po lobojnë që Kosova të implementojë draftin e Asociacionit, kjo...
    Lajme29 Prill 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku një person ka mbetur i lënduar rëndë. Këtë për Express e...
    Lajme29 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se edhe Franca edhe Gjermania, e bënë të qartë se Kosova, pa themelim të Asociacionit s’ka anëtarësim...
    Të tjera
    Sport29 Prill 2024
    "Bayern Munich është një ekip i paparashikueshëm, ka thënë trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti.  Dy skuadrat ndeshen të martën në ndeshjen...
    Lajme29 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka thënë se pritet të ketë skenare të ngjashme sikurse sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë,...
    Bota/Rajoni29 Prill 2024
    Një 44-vjeçar shqiptar u qëllua me armë zjarri në një kafene mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 në Bruksel. ”Policia e...
    Lajme29 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se kadetët e Qendrës për Studime Universitare kanë përfunduar me sukses ushtrimin fushor të titulluar...
    Lajme29 Prill 2024
    Edon Cana, ish-ambasador në Bullgari, ka thënë se në raportin e Dora Bakoyannis për anëtërsimin e Kosovës në Këshillin e Evropës një...
    Lajme29 Prill 2024
    Në fshatin Strellc të Deçanit ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve dhe një kamioni. Lajmin për Front Online e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.