×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq i reagon Kurtit për bashkimin kombëtar, paralajmëron “pasoja të paparashikueshme”

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të Albin Kurtit për “krijimin e bazave ligjore për një referendum mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”, duke deklaruar se kjo “jo vetëm që shkatërron të drejtën ndërkombëtare, por edhe çdo mundësi të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor”.

    Petkoviç paralajmëroi pasoja të paparashikueshme që, sipas tij, mbështetja për projektin e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë do të kishte në të gjithë Ballkanin.

    “Kosova dhe Metohija, si pjesë integrale e territorit të Serbisë, nuk mund të bashkohen me asnjë shtet tjetër, dhe çdo përpjekje e njëanshme për ta bërë këtë do të shkaktonte pasoja të paparashikueshme dhe do ta shkatërronte përfundimisht çdo mundësi që marrëdhëniet serbo-shqiptare të zhvilloheshin në drejtim të miqësisë dhe bashkëpunimit”, tha Petkoviq., transmeton Gazeta Express.

    Ai tha se kjo do ta ndezte një fuçi të re baruti në Ballkan.

    “Ju kujtoj se e ashtuquajtura Shqipëri e Madhe është një koncept fashist, i cili nënkupton rishikimin e dhunshëm të kufijve dhe krijimin e një hapësire të pastër etnike shqiptare në dëm të shteteve dhe popujve fqinjë, dhe çdo hap në atë drejtim do të thoshte ndezjen e një fuçie të re të barutit në Ballkan”, tha Petkoviq.

    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të reagojë ndaj “aludimit të telasheve dhe tragjedive të mëdha”.

    “Komuniteti ndërkombëtar duhet urgjentisht dhe ashpër të reagojë ndaj aludimit të telasheve dhe tragjedive të mëdha, për të cilat Kurti është një gazetë, sepse dhënia e erës në velat e projektit të Shqipërisë së Madhe nuk mund të prodhojë asgjë të mirë”, thuhet në deklaratën e Petkoviq.

    Kurti sot në Gjirokastër tha se duhet ta ndryshojnë Kushtetutën për ta mundësuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë. Për vizitën...
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza do të...
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti mbi si i është qasur dialogut. Çitaku, mes tjerash thotë...
    Të tjera
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, thotë se VMRO-DPMNE po vazhdon polarizimin me BDI-në dhe kjo është lojë bajate. “Na vjen keq...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje Izraelit që të mos e pushtojë qytetin jugor të Gazës, Rafahun. Kjo...
    Lajme30 Prill 2024
    Në nderim të jetës, veprës dhe kontributit për shtetin e Kosovës, sot u mbajt Akademi Përkujtimore për veprimtarin dhe ish-deputetit e Kuvendit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.