×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputeti austriak ka një kërkesë për Kurtin dhe Osmanin

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Lucas Mandl, deputet austriak i Parlamentit Evropian, thotë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosova duhet të dërgojë një mesazh të qartë të stabilitetit dhe reformave që do të ndërmerren në vend.

    “Qytetarëve të Kosovës u nevojitet një Republikë, e cila përfaqëson një imazh të qartë stabiliteti. Kosova duhet të dërgojë një imazh të qartë të stabilitetit dhe të reformave pozitive”, ka deklaruar ai.

    Këto komente Mandl i ka bërë të mërkurën që lamë pas në uebinarin e organizuar nga European Endowment for Democracy (EED) me seli në Bruksel, ku ka marrë pjesë edhe deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, si dhe përfaqësuesë nga Kosova, raporton portali “Front Online”.

    Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku sukses të madh kanë shënuar koalicioni i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani, sipas Mandl ekzistojnë rrethana të mira për një stabilitet në të ardhmen.

    Sipas tij, është obligim i fituesëve të zgjedhjeve që të bashkëpunojë me çdo deputet të zgjedhur, jo vetëm për ta formuar Qeverinë, por edhe për ta zgjedhur më pas presidentin.

    “Kjo për faktin se reformat që duhet të ndërmirren kërkojnë stabilitet politik”, ka potencuar ai.

    Europarlamentari Mandl ka folur edhe për dialogun me Serbinë, normalizimin e raporteve dhe arritjen e njohjes reciproke, e cila, siç ka thënë ai, është shumë e rëndësishme për dy vendet në procesin e integrimit evropian.

    Mandl, i cili në vitin 2016 ishte zgjedhur kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën me BE-në, ku, sipas tij, shumica e Parlamentit Evropian qëndron në anën e kosovarëve.

    “Qytetarëve të Kosovës u nevojitet punë, mundësi. Vendet e punës hapen kur vijnë investimet, ndërsa investimet vijnë kur ka sundim të rendit dhe Ligjit dhe këto janë reformat politike që duhet të ndërmirren në vend”, ka potencuar ai. /Front Online/

    Ymeri: Në zgjedhje kishte votë ndëshkuese, jo domosdoshmërisht votë fitoreje për Kurtin

    Çitaku: Në Kosovë funksionon demokracia, u dëshmua më 14 shkurt

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.