×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Në Kosovë funksionon demokracia, u dëshmua më 14 shkurt

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Vlora Çitaku, ish-ambasadore e Republikës së Kosovës në Washington, ka deklaruar se çështja më e rëndësishme nga zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021 është se demokracia në vend është funksuionale.

    Sipas saj, përdallim nga vendet tjera në regjion dhe më gjerë, ku ndërrimi i pushtetit shpesh është përcjellë me protesta, trazira, arrestime, në Kosovë rezultatet zgjedhore janë shpallur në ditën e njejtë të organizimit të zgjedhjeve, të cilat rezultate nuk janë kontestuar nga asnjë subjekt politik.

    “Më 14 shkurt kanë ra poshtë pohimet se Kosova është shtet i kapur. Institucionet tona janë funksionale, njejtë si demokracia”, ka deklaruar Çitaku.

    Këto komente Çitaku i ka bërë të mërkurën në uebinarin e organizuar nga European Endowment for Democracy( EED) me seli në Bruksel, ku morën pjesë deputetët e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon dhe Lukas Mandl, si dhe përfaqësuesit nga Kosova (Visar Ymeri nga Instituti “Musine Kokalari”, Lavdim Hamidi, kryeredaktor i Front Online, Jovana Radosavljeviq nga Iniciativa e Re Sociale nga veriu i Kosovës, raporton portali “Front Online”.

    “Shteti dy vite më i ri se “Twitter” për herë të dytë mund ta zgjedhë një grua presidente”

    Ish-ambasadorja e Kosovës në shtetin më të fuqishëm në botë (SHBA) ka thekshuar se element tjetër i rëndësishëm nga zgjedhjet e fundit kanë qenë votat e grave.

    “Të dhënat nga Exit Poll-et kanë treguar se votat e grave kanë qenë vendimtare në këto zgjedhje. Në shtetin, i cili është vetëm dy vjet më i ri se Twitter, me shumë gjasë për herë të dytë do ta kemi një presidente femër. Dhe kjo është shenjë e emancipimit”, ka potencuar ajo.

    Duke folur për punët që e presin Qeverinë e re, Çitaku ka thënë se ekzekutivi i ri do ta ketë “pjatën plotë” dhe gjithçka, siç ka thënë ajo, do të jetë prioritet.

    Sa i përket dialogut me Serbinë, diplomatja kosovare  ka potencuar se dialogu me Serbinë është i pashmangshëm, sepse, siç ka thënë ajo, Kurti ka një mandat të qartë.

    Por, sipas saj, pyetja reale është nëse BE-ja do ta bëj punën e saj.

    “Është me rëndësi për BE-në që ta kuptojë se nuk janë në garë me SHBA-të në dialog. BE-ja dhe SHBA-ja kanë ndikime komplementare në Ballkanin Perëndimor. Do të jetë një vendim i zgjuar i BE-së që ta marrë avantazhin nga gatishmëria e administratës së re amerikane që të bashkëpunoj në këtë çështje”.

    Çitaku: BE-ja e orientuar në proces, SHBA-ja në rezultate

    Çitaku, e cila më herët ka shërbyer edhe si minister e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës dhe ambasadore në SHBA, ka deklaruar se BE-ja dhe SHBA-të e mbështesin integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Por, ka vërejtur një dallim mes tyre.

    “BE-ja është më e orientuar në proces, SHBA-ja në rezultate”, ka pohuar Çitaku, duke shtuar se procesi është i rëndësishëm, por siç ka thënë ajo, procesi është vetëm një mjet, i cili nuk mund të zëvendësohet dhe nuk mund të bëhet objektivë në vete.

    “Të gjithë duhet ta kemi parasyh se nuk jemi në vitin 1999 e as në vitin 2008, por jemi në vitin 2021. Bota ka ndryshuar dhe element të ndryshëm janë në lojë. Po ballafaqohemi me rritjen agresive të Rusisë dhe prezencën më të madhe të Kinës. Tashmë më shumë se kurrë nevojitet qartësi nga partnerët tanë dhe sinqerisht shpresojë se BE-ja do ta bëj punën e saj”, ka nnënvizuar Çitaku, duke shtuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara nga Komisioni Evropian për liberalizim të vizave dhe qytetarët e vendit nuk e meritojnë të trajtohen si Evropian të dorës së dytë.
    /Front Online/

    Video:

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Para Forumit të Gruas, Paqes dhe Sigurisë është protestuar të martën me kërkesën që të shpallet gjendja emergjente menjëherë, raporton Ekonomia Online....
    Lajme16 Prill 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka arritur në Pejë, në vendin ku u vra sot një grua. Atje sot u...
    Lajme16 Prill 2024
    Simon Laws, mbrojtës i viktimave në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, ka thënë se të mbrojturit e tij duan që i akuzuari...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me emisarin special të dialogut Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Vuçiq tha se me Lajçakun...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje qeverisë që urgjentisht të krijojë një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen...
    Lajme16 Prill 2024
    Brenda 24 orëve në vend kanë ndodhur 60 aksidente. 27 nga to janë me të lënduar, ndërsa 33 me dëme materiale. Gjatë...
    Lajme16 Prill 2024
    Ndonëse sezona e ngrohjes është dashur të përfundojë dje, Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar të gjithë konsumatorët se është zgjatur furnizimin me...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se i janë kthyer shtetit afër 10 hektarë që...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pritet që këtë të martë ta...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.