×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Kosovës në Gjermani: Nga 8 marsi do të lejohet hapja e dyqaneve

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar për masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 të marra të mërkurën në Gjermani.

    Bëhet e ditur se nga 8 marsi do të lejohet hapja e dyqaneve në zonat që kanë një kuotë të ulët infeksionesh nën 50 për 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

    Në rast se shifrat e infeksioneve do të jenë në rënie është vendosur edhe hapja graduale e aktiviteteve të tjera.

    Po ashtu në njoftim thuhet edhe se është vendosur gjithashtu që duke nisur nga 8 marsi çdo qytetari do t’i ofrohet një test i shpejtë ndaj koronavirusit falas.

    Njoftimi i plotë:

    NJOFTIM I RËNDËSISHËM

    Pas takimit të Kancelares Angela Merkel dhe Kryeministrave të Landeve lidhur me ecurinë e mëtejshme të masave kufizuese prej pandemisë së koronavirusit është arritur marrëveshja që lockdown aktualisht në fuqi deri më 7 mars do të zbutet gradualisht.

    Nga 8 marsi do të lejohet hapja e dyqaneve në zonat që kanë një kuotë të ulët infeksionesh, nën 50 për 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh. Në rast se incidenca është mbi 50 do të aplikohet sistemi i blerjeve “klick and meet”, klienti mund të rezervojë një orar të caktuar me dyqanin përkatës për blerjen. Me një incidencë me më shumë se 100 infeksione përgjatë tri ditëve në zonën e prekur do të mbyllen sërish dyqanet dhe aktivitetet e tjera.

    Sa i përket sektorit të gastronomisë, në rast se incidenca nën 50 është e qëndrueshme në harkun kohor të 14 ditëve, atëherë mund të hapen lokalet që ofrojnë shërbime në mjedise të hapura.

    Nëse shifrat e infeksioneve do të jenë në rënie është vendosur edhe hapja graduale e aktiviteteve të tjera. Me incidencë nën 100 raste të reja për 100.000 banorë me respektimin rigoroz të rregullave të higjenës mund të hapen edhe muzetë, kopshtet zoologjike e botanike si dhe vendet përkujtimore.

    Lidhur me ecurinë e vaksinimit synohet që duke nisur nga fillimi i prillit në këtë proces të involvohen më shumë se deri tani mjekët ekspertë dhe mjekët e familjes. Aktualisht vaksinimi zhvillohet vetëm në qendrat e krijuara enkas.

    Eshtë vendosur gjithashtu që duke nisur nga 8 marsi çdo qytetari do t’i ofrohet një test i shpejtë ndaj koronavirusit falas. Qendrat lokale të testimit do të venë në dispozicion infrastrukturën e nevojshme.

    Federata dhe landet ranë dakord për të ashtuquajturën „frena e emergjencës” në rast se incidenca shtatë ditore arrin në 100. Në një rast të tillë duhet të sprapsen vendimet për hapjen.

    https://www.facebook.com/embassyrks.germany/posts/3816853565059275

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...
    Lajme08 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe...
    Lajme08 Maj 2024
    James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Nga nesër veç më mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN, këtë e tha në sheshin e Tetovës Bilall...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Janë numëruar më shumë se 76% e votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Është duke prirë kandidatja e VMRO Gordana...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    KSHZ ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.