×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj paralajmëron taksë për ata që kërkojnë teste PCR për udhëtime jashtë vendit

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur sot për ankesat e bashkatdhetarëve për testet PCR, që u nevojiten për të hyrë në shtetet e përëndimit. Ai ka paralajmëruar edhe vendosjen e një takse për ata që kërkojnë teste PCR për udhëtime jashtë vendit për komercializëm apo dëshirë.

    Zemaj ka thënë se në vendet prej nga ata vijnë, minimumi i ditëve që duhet të presin për të bërë një test PCR për udhëtim jashtë vendit është pesë ditë dhe se duhet të paguajnë 170 deri në 300 euro, derisa në Kosovë këto teste i marrin falas në IKSHP.

    “Në vendet e perëndimi prej nga vijnë ata minimum i ditëve që mund ta bëjnë një test është 5 ditë, dmth mund të ketë edhe në 10 ditë pritje. Pothuajse 70 përqind të bashkatdhetarëve i marin testet falas në IKSHP, që bëhen nga taksat tona dhe i shfrytëzojnë për udhëtime jashtë vendit. Ata që e bëjnë një test të tillë në shtetet e perëndimit paguajnë 170 euro deri në 300 euro për test për të ardh apo shkuar në ndonjë vend tjetër”, ka deklaruar Zemaj në Kanal10.

    I pari i Shëndetësisë ka paralajmëruar vendosjen e një takse për ata që kërkojnë teste për të udhëtuar për komercializëm ose dëshirë.

    “Me qenë transparent, javën e kaluar me propozim të Institutit dhe Departamentit të Mikrobiologjisë kemi autorizu zyrën ligjore që edhe ne mund të fusim një taksë për ata që udhëtojnë për komercializëm ose dëshirë, jo këta që kanë nevoja të shëndetit apo nevoja emergjente, që të shohim edhe ne ta adaptojmë një taksë sepse jemi bombardu me kërkesa për testime për udhëtime jashtë vendit dhe e cila ka kosto shumë të madhe. Cdo ditë bëhen mbi 2 mijë e 500 teste, një pjesë e të cilave për udhëtime jashtë vendit…”, ka thënë Zemaj./Front Online/

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.