×
  • Lajme
  • Lajme

    Radhë të gjata për t’u testuar në IKSHPK, s’respektohen masat

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i të infektuarve me Covid-19.

    E, po ashtu edhe rastet e vdekjeve janë shtuar, shkruan Front Online.

    Kjo ka bërë që edhe numri i qytetarëve të cilët po testohen për Covid-19 të rritet.

    Një lexues i portalit Front Online ka dërguar disa fotografi ku në Institutin Kombëtar për Shëndetësi Publike shihen qytetarë të shumtë të cilët po presin për të kryer testin për Covid-19.

    Por, pavarësisht që ky Institut çdo ditë po bën thirrje që të respektohen masat dhe të mbahet distanca në mes qytetarëve, një gjë e tillë pikërisht nuk po ndodhë në këtë institucion.

    Siç shihet edhe në fotografi radhët e qytetarëve për të kryer testin janë të mëdha dhe aty nuk po respektohen fare masat.

    Gjatë ditës së djeshme në Kosovë nga Covid-19 kanë vdekur katër persona, ndërsa janë regjistruar 568 raste të reja, kurse janë shëruar 295 pacientë./Front Online/

     

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Lipjan, ku dy persona dyshohet se kanë vjedhur kasafortën me dokumente brenda një zyre. Rastin...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për DW ka thënë se është optimist që Kosova do të kalojë me sukses...
    Lajme27 Prill 2024
    Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha për Front Online se kryeministri Albin Kurti me Marrëveshjen e Ohrit ka krijuar...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Dy ditë më parë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për "progres të shpejtë...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Lajme27 Prill 2024
    27 prilli në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, 1 mijë...
    Sport27 Prill 2024
    Trajneri, Ismet Munishi i ftuar në “Blic Interview” ka folur për shumë tema rreth futbollit kosovar, ku ndër të tjerash u ndal...
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet me datë 29 prill nga ora 11:00. Fillimisht në rend ditës është “Miratimi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.