×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti amerikan godet Kurtin për çështjen e ambasadës: Po bën gabim të madh duke i premtuar Erdoganit

    FrontOnline
    03 Mars 2021

    Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka folur për çështjen e vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe thirrjet e presidentit turk, Erdogan ndaj Kurtit për shqyrtimin e këtij vendimi.

    Me anë të një postimi në Facebook, Ben Meir ka thënë se Kurti po bën një gabim shumë të madh duke lavdëruar Erdoganin, të cilin ai e quan një diktator të pamëshirshëm që është i vendosur të përhapë agjendën e tij islamike në të gjithë Ballkanin, shkruan lajmi.net.

    Madje, ai ka thënë se t’i premtosh Turqisë se do ta konsiderosh vendimin për vendin e ambasadës në Jeruzalem, është një mesazh i qartë se ku qëndron Kurti kur bëhet fjalë për strategjinë gjeopolitike, dhe ky sipas tij është hap i gabuar.

    Postimi i plotë:

    Albin Kurti po bën një gabim të madh duke respektuar #Erdoganin, një diktator i pamëshirshëm që është i vendosur të përhapë axhendën e tij islamike në të gjithë Ballkanin. Premtimi ndaj Turqisë se “vendi ku do të vendoset ambasada e Kosovës në # Izrael duhet të konsiderohet” është një mesazh i qartë ku qëndron Kurti kur bëhet fjalë për strategjinë gjeopolitike – ky është një hap i gabuar. Në vend të kësaj, Kurti duhet të kërkojë një hetim mbi kontratat e dyshimta që ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nënshkroi, të cilat i dhanë Erdoganit kontrollin mbi pasuritë kryesore të shtetit. Nëse Kurti me të vërtetë dëshiron të luftojë korrupsionin, ky është shansi i tij për të filluar.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.