×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritja e infektimeve, Ramadani: Mënyra për të ndaluar këtë trend është vaksinimi i popullatës

    FrontOnline
    03 Mars 2021

    Ditët e fundit në Kosovë janë rritur numrat e infektimeve dhe të viktimave nga pandemia e Covid-19.

    Infektologu Hamdi Ramandani thotë për Euronews Albania se në Kosovë treguesit e pandemisë janë përkeqësuar dhe kjo sipas tij reflektohet tek rastet e infektimeve dhe viktimave.

    “Situata në Kosovë është mjaft shqetësuese. Çdo ditë kemi rritje të numrit të infektuarve dhe një rritjet të rasteve që po përfundojnë me vdekshmëri”, tha infektologu Hamdi Ramadani.

    Ai shton se rastet kanë ardhur në rritje pasi as qytetarët nuk po i respektojnë masat anti-Covid.

    “Ky trend i rritjes së rasteve është një e vërtetë e hidhur dhe një situatë shqetësuese. Masat në popullatë nuk po respektohen, masat thelbësore anti-Covid”, shtoi ai.

    Mjeku thekson se me vaksinimin e popullatës do të vihet nën kontroll pandemia, pavarësisht se Kosova deri tani nuk ka siguruar asnjë dozë të tillë.

    “Kemi pasur shpresa që do furnizohemi në shkurt me vaksina, por ne shpresojmë se dy javët e para të marsit shpresojmë të vijnë vaksinat anti-Covid. E vetmja mënyrë për të ndaluar këtë trend është vaksinimi i popullatës”, thotë ai./Front Online/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi28 Prill 2024
    Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina ka folur rreth tenderit që ka hapur komuna e Prishtinës në muajin prill, e...
    Lajme28 Prill 2024
    Ilir Peci, kryetar i Zveçanit për FrontOnline deklaron se mbajtja e votimeve ishte një mundësi e dhënë për votuesit e asaj pjese....
    Lajme28 Prill 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk është e përcaktuar që Kosova duhet që draft-statutin e...
    Lajme28 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, të shpjegoj arsyen pse Serbia nuk është ndëshkuar...
    Lajme28 Prill 2024
    Formimi i Komisioneve Hetimore Parlamentare po shihet si trend i ri në legjislaturën aktuale të Kuvendit të Kosovës. Aktualisht janë funksional disa...
    Lajme28 Prill 2024
    Javën e kaluar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, u organizua votimi për largimin ose jo të katër kryetarëve aktual....
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Të hënën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i mbijetuari i madh dhe i paparashikueshëm i politikës spanjolle, dhe një lider që ka parë...
    Lajme28 Prill 2024
    Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, sot do të mbajë konferencë për medie në lidhje me disa zhvillime në Komunën e Prishtinës. Sipas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.