×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak në një linjë me Palmer sa i përket normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    I dërguari special i sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se qëllimi i disa administratave amerikane për dialogun Kosovë-Serbi ka qenë marrëveshja për njohje reciproke.

    Ai thotë se heziton të përcaktojë ndonjë afat kohor për dialogun, por thotë se SHBA’ja e mbështet fuqishëm këtë proces.

    “Unë hezitoj të përcaktoj ndonjë afat kohor specific për dialogun. Por ne absolutisht ndajmë qëllimin e parnerëve tanë të Bashkimit Evropian për ta shtyrë procesin përpara, specifikisht për ta çuar përpara shpejt.

    SHBA’të do të donin të kishte marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, ligjërisht të detyrusheme të hapë rrugën e qartë për integrim evropian për Kosovën dhe Serbinë. Ky ka qenë qëllim i disa adminstratave amerikane, me marrëveshje reciproke. SHBA’ja e mbështet fuqishëm këtë proces.

    “Ne do t’i inkuarojmë Beogradin dhe Prishtinën që të angazhohen seriozisht dhe t’i shtyejmë gjëra para sa më shpejt që është e mundshme”, tha Palmer në emisionin Desku në KTV.

    Ndërsa emisari special i BE-së, për dialogoun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se kur Kosova të anëtarësohet në BE’ja, zëri i saj do të dëgjohet dhe do të respektohet.

    “BE’ja punon si familje e shteteve që e respektojnë njëra-tjetrën dhe secli shtet pavarësisht sa i madh apo i vogël është, këtë nuk po e marrim në kosideratë, një ditë kur Kosova do të jetë anëtare e BE;së edhe zëri i Kosovës do të dëgjohet dhe do të respektohet”, tha Lajçak.

    Ndërsa shton se beson që Kosova do të antarësohet në BE, ndërsa thotë se kjo nuk mund të ndodh pa normalizimin e marrëdhënieve.

    Ai thotë se po punojnë me të njëjtin drejtim me Palmer për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun. Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan...
    Lajme07 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.