×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA vendos sanksione ndaj Rusisë për helmimin e Navalnit

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të martën ndaj individëve e subjekteve nga Rusia pas daljes në përfundimin se Moska u përpoq të vriste figurën opozitare Aleksei Navalni me një agjent nervor. Lajmi u njoftua nga zyrtarë të lartë të administratës Biden.

    Duke folur para gazetarëve gjatë një konference virtuale zyrtarët, thanë se lëvizjet po ndërmerreshin në koordinim me Bashkimin Evropian. Ata përsëritën thirrjen e Presidentit Joe Biden që Rusia të lirojë zotin Navalni nga burgu.

    Vendimi i Presidentit Joe Biden për të vendosur sanksione në përgjigje të helmimit të zotit Navalni pasqyron një qëndrim më të ashpër sesa ai i paraardhësit të tij, Donald Trump, i cili e la incidentin që ndodhi gushtin e kaluar të kalonte pa veprime ndëshkuese nga ana e SHBA-së.

    Kremlini tha të martën se çdo sanksion i ri amerikan mbi trajtimin e zotit Navalni nuk do ta arrinte qëllimin dhe se thjesht do të përkeqësonte marrëdhëniet e tensionuara tashmë mes dy vende. Zoti Navalni u sëmur ndërsa po udhëtonte me avion në Siberi në muajin gusht.

    Ai u dërgua në Gjermani, ku mjekët arritën në përfundimin se ishte helmuar me një agjent nervor. Kremlini ka mohuar të ketë patur lidhje me incidentin dhe ka thënë se nuk ekziston asnjë provë se ai ishte helmuar. /VOA

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se java e dytë e muajit maj, do të jetë më e vështira për shtetin...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ragmi Mustafi është kandidat i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Komunës së Bujanocit. Vetë Mustafi ka konfirmuar se ka këtë...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kryetari i PDSH në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi duke folur në Emisionin “Opinion” për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë të martën në ceremoninë e përurimit të dy sallave të konferencave në objektin e...
    Kronika01 Maj 2024
    Një burrë në Mitrovicë të Veriut ka raportuar në polici se ëhstë rrahur nga dy persona. Në raportin e policisë bëhet e...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ragmi Mustafi është kandidat i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Komunës së Bujanocit. Vetë Mustafi ka konfirmuar se ka këtë...
    Kronika01 Maj 2024
    Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Lipjan nën dyshimin se ka sulmuar djalin e tij së bashku me renë....
    Vip01 Maj 2024
    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dje janë bërë prindër për herë të parë. Kiara ka ndarë me ndjekësit një foto të papublikuar...
    Lajme01 Maj 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, për FrontOnline deklaron se aludimi për rritjen e pagave nga Vetëvendosje është puro-politik...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.