×
  • Lajme
  • Lajme

    Rukiqi i LDK-së: Koeficienti i pagës do të jetë 150 €, me VV-në në pushtet janë varfëruar qytetarët

    FrontOnline
    01 Maj 2024

    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, për FrontOnline deklaron se aludimi për rritjen e pagave nga Vetëvendosje është puro-politik për fushatë zgjedhore.

    ‘’ Puro për fushatë elektroale do të ishte rritja e pagave nga Vetëvendosje. VV është dashur shumë më herët të i ngritë pagat, mos me ardhur deri tek varfërimi, deri tek problemet në ekonomi. Çdo veprim i tyre është i vonshëm dhe pa rezultate për qytetarët’’ deklaron Rukiqi.

    E sa i përket deklarimit të LDK-së, për prozimin e rritjes së koeficientit për mbi 30% nga 110 euro në 150 euro, Rukiqi për FrontOnline, thotë se ky propozim del nga programi “Rruga e Re” dhe si propozim është bërë pas një vlerësimi në bazë të kostove të kushteve të jetesës dhe pas rritjes së jashtëzakonshme të inflacionit

    ”Kur është bërë propozimi origjinal, është bërë një vlerësim në bazë të kosotove të kushteve të jetesës dhe tashmë ka një rritje të jashtëzakonshme të inflacionit dhe kjo ka ndiku tek plani ynë. Ne kemi thënë që programi Rruga e Re është program i gjërë që i përshtateve nevojave të qytetarëve. Ende është në diskutim e sipër’’ thekson ai.

    Më tej, Rukiqi shton se ky është opsion në dobi të qytetarëve.

    ‘’Nëse e shohim si po shkon trendi, ikja e fuqisë punëtore etj, kemi paralajmëruar edhe më parë që ne do të i ndryshojmë politikat tona. Ky është opsion në dobi të qytetarëve të vendi’’ shprehet ai për FrontOnline.

    Për  legjislaturën dhe qeverinë aktuale, Rukiqi thotë se Kosova më jo serioz nuk ka pasur asnjëherë  ‘’Kur ata thonë për dikë janë jo serioz, nisen nga vetja, legjislaturë, ekzekutiv më jo serioz se sa ata të VV-së, Kosova nuk ka parë asnjëherë’’ përfundon Rukiqi.

     

    Opozita paralajmëron rritje të pagave mbi 30%, a do t’i rris pagat Qeveria “Kurti” para zgjedhjeve?

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, i ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ambasadorin e Turqisë Sabri Tunç Angili dhe...
    Lajme21 Maj 2024
    Një nga ish-bashkëpunëtorët e Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, është një hap marrjes së një pozite të rëndësishme...
    Lajme21 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha njëherit anëtar në Komisionin për Mbrojtje dhe Çështje të Sigurisë, përgjegjëse për arratisjen e Enver Sekiraqës e...
    Të tjera
    Sport21 Maj 2024
    Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka ftuar plotë 33 futbollistë në listën preliminare për Euro 2024. Southgate nuk ka arritur...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar për vrasjen e një 25-vjeçari shqiptar në Athinë, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2008. Strukturat Hetimore të...
    Lajme21 Maj 2024
    Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë vëzhguar me shqetësim në rritje veprimet që janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës...
    Lajme21 Maj 2024
    Zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të Shtetit në Byronë për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, tha se është e...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Çifti i së njëjtës gjini, Edlira dhe Alba të cilat kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe u veshën me fustane të...
    Lajme21 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar disa nisma, projektligje dhe ka marrë disa vendime. Këto...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.