×
  • Lajme
  • Lajme

    Suspendohet nga detyra sekretari i arrestuar i KPK-së, Lavdim Krasniqi dhe asistentja e tij

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit, Lavdim Krasniqit, me pagesë 50 për qind të pagës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente, si dhe asistentes së tij, raporton Express.

    Ai është arrestuar dje me dyshimin për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, derisa sekretarja e tij dyshohet për veprën penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

    “Me qëllim të vazhdimit të funksionimit të administratës së sistemit prokurorial në përgjithësi, KPK-ja po sot caktoi Ushtrues të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së, Valdrin Krasniqin – Udhëheqës i Zyrës Ligjore”, thuhet në komunikatë./Express

    Komunikata e plotë:

    Prishtinë, 2 mars 2021 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), pas fillimit të procedurës penale ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit (SKPK), Lavdim Krasniqi, me dyshimin për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, ka marrë vendim për suspendimin e të njëjtit me pagesë 50 për qind të pagës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente.

    Po ashtu, sot Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e një zyrtareje të Sekretariatit, si e dyshuar për veprën penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

    Me qëllim të vazhdimit të funksionimit të administratës së sistemit prokurorial në përgjithësi, KPK-ja po sot caktoi Ushtrues të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së, Valdrin Krasniqin – Udhëheqës i Zyrës Ligjore. ​

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dalë me reagim pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti tregon për Front Online se sa i...
    Lajme03 Maj 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun dhe duke...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Sport02 Maj 2024
    Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis...
    Lajme02 Maj 2024
    Edhe zyrtarët e lartë të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e kanë deklaruar pasurinë në agjencinë ku vetë punojnë. Ekrem Demolli...
    Sport02 Maj 2024
    Chelsea ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të të mbetur Ligës Premier. Ndeshja nisi me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.