×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Wigemark: EULEX do të mbështesë sistemin prokurorial

    FrontOnline
    01 Mars 2021

    Kryesuesi Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim shefin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ku të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve që ata drejtojnë.

    Sipas një komunikate të KPK-së, Maloku dhe Wigemark diskutuar tema të interesit të përbashkët, që lidhen me mandatin e dy institucioneve.

    Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Maloku, ka njoftuar shefin e EULEX-it, Wigemark, për punët dhe aktivitetet, që janë duke u realizuar në sistemin prokurorial, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

    Shefi i EULEX-it, Wigemark, duke uruar Kryesuesin Maloku për detyrën e re, tha se institucioni që ai drejton brenda mandatit të vet do të vazhdojë mbështetjen e sistemit prokurorial në promovimin dhe forcimin e sundimit të ligjit.

    “Në fund të këtij takimi, u tha se sistemi prokurorial është duke punuar në realizimin e prioriteteve të veta për rritjen e efikasitetit, efektivitetit, transparencës dhe llogaridhënies në këtë sistem, ndërsa EULEX-i përmes monitorimit, këshillimit dhe mënyrës së trajtimit të sfidave do të mbështesë sistemin prokurorial në realizimin e prioriteteve që ka”, thuhet në komunikatë.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq tha sot se Kosova, pa i dhënë asnjë shpjegim, ia...
    Lajme06 Maj 2024
    Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë zbarkuar sot te ndërtesa e Qeverisë, me ç’rast i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin...
    Lajme06 Maj 2024
    Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Rashit Qalaj, i është përgjigjur deputetit të VV-së, Halil Thaçit lidhur me mbarëvajtjen e këtij komisioni. Qalaj...
    Sport06 Maj 2024
    Kur kanë mbetur edhe pak javë drejt përfundimit të edicionit në Bundesliga, skuadra e Bayern Munich ka prezantuar fanellat e reja. Këto...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur...
    Kronika06 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimën të konsumojë lëndë narkotike, mirëpo kishte refuzuar....
    Sport06 Maj 2024
    Granit Xhaka e ka zhvilluar ndër sezonet më të mira në karrierën e tij tek skuadra e Bayer Leverkusen. Xhaka ndihmoi ekipin...
    Sport06 Maj 2024
    Nga sezoni i ardhshëm, trajneri Arne Slot pritet ta drejtoj një skuadër të re. Slot do të largohet nga skuadra e Feyenoordit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.