×
  • Lajme
  • Lajme

    Asociacioni i komunave nuk rekomandon ndryshimin e masave anti-Covid

    FrontOnline
    28 Shkurt 2021

    Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka deklaruar kryetarët e komunave kanë konstatuar se numri i të testuarve gjatë ditës nuk është në përqindje të lartë, në mënyrë që të shqyrtohen masat.

    Për ketë arsye, sipas tij, ata si asociacion nuk kanë rekomanduar ndryshim të masave anti-Covid.

    Ibrahimi në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se Asociacioni i Komunave të Kosovës është takuar me këshillin e kryetarëve, ku është diskutuar rezultati që ka sjellur kategorizimi i komunave me ngjyra, i cili ka sjellur rezultat pozitiv.

    “Para disa ditëve është mbledhur komiteti ndër ministror apo ndërinstitucional anti-covid, ku është diskutuar për situatën aktuale sa i përket pandemisë Covid-19 dhe në atë takim nuk është diskutuar sa i përket shtrëngimit të masave apo ndryshim të tyre. Në takimin e fundit që e kemi pasur si këshill i kryetarëve, në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës me nivelin qendror. Kryetarët e komunave kanë shfaqur gatishmëri që të përkrahin nivelin qendror në zbatimin e masave nëse ka nevojë masa të reja, mirëpo kanë shfaqur kapshmëri sa i përket masave të tanishme anti-covid, përmes ngjyrave, apo kategorizimin të komunave me ngjyra ku është theksuar që ky kategorizim ka treguar edhe rezultate pozitive në përqindje. Në numrin e testuarve gjatë ditës komunat kanë konstatuar që nuk është një përqindje e lartë në mënyrë që të shqyrtohen masat dhe për ketë arsyeje ne si asociacion nuk kemi rekomanduar ndonjë ndryshim të masave anti-covid” , tha ai.

    Sipas tij, drejtoritë komunal janë kujdesur për shkollat që të pajisen me mjete mbrojtëse anti-covid, dhe kjo ndikoi edhe në numrin e paket të infektimit të mësimdhënësve dhe nxënësve.

    “Përmes drejtorëve të drejtorive komunale të arsimit dhe përqindja e nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar nga Covid-19, është në nivelin shumë të ulët dhe për ketë arsyeje kemi vetëm disa shkolla të cilat janë duke zhvilluar mësim online. Drejtoritë komunale të arsimit kanë bërë një punë shumë të mirë në mënyrë që shkolla të pajisen me mjete mbrojtëse anti-covid dhe për këtë arsyeje kemi një numër të vogël të rasteve në nivelin lokal sa i përket infektimit të nxënësve dhe mësimdhënësve”, tha ai.

    Ai ka thënë për KosovaPress, se gjatë këtyre muajve ka ngritje të të hyrave vetanake nëpër komuna, krahasuar me vitin 2020.

    “Në krahasim me vitin 2020 sa i përket situatës ekonomike dhe situatës te të hyra vetanake gjendja është duke ndryshuar pozitivisht. Duhet marrë parasysh që ne vitin 2020 të hyrat vetanake kanë pasur një rënie drastike për shkak të pandemisë Covid-19, dhe disa projekte kapitale të cilat u realizuan përmes të hyrave vetanake, nuk kanë mund të realizohen për shkak të pandemisë por edhe rënies drastike të të hyrave vetanake. Gjatë këtij fillim viti, këta dy muajt e parë është parë një ngritje sa i përket të hyrave vetanake. E në veçanti nga tatimi në pronë sepse të hyra kryesore e komunave janë nga tatimi në pronë dhe nga lejet e ndërtimit, si dhe nga disa taksa komunale që paguhen nga bizneset lokale, të cilat operojnë apo shfrytëzojnë hapësirat publike të komunave” tha ai

    Bizneset në komunat e Republikës së Kosovës u ndihmuan duke i larguar nga pagesa e qirasë dhe lirimi në taksa të ndryshme komunale. Ibrahimi thotë se komunat ndihmuan bizneset brenda mundësive ligjore dhe kapaciteteve buxhetore.

    “Në bazë të mundësive, kapaciteteve buxhetore të komunave të Republikës së Kosovës, biznese të cilat kanë operuar në komunat përkatëse janë ndihmuar nga autoritet lokale, përmes lirimit të taksave të ndryshme, ju kanë mundësuar bizneseve, atyre që i kanë shfrytëzuar hapësirat publike apo komunale të lirohen nga qiraja, por gjithashtu edhe disa kamata ndëshkimore të cilat janë të parapara me rregullore komunale janë eliminuar d.m.th. brenda mundësive ligjore dhe kapaciteteve buxhetore komunat i kanë ndihmuar bizneseve në territorin komunal në të cilin ndodhen”, tha ai

    Ai thotë se në të gjitha komunat e Kosovës është nga një qendër e mjekësisë familjare, e cila quhet Covid, ku pacientët të cilët kanë simptoma, mund të kontrollohen, duke ua mundësuar të mos shkojnë të trajtohen vetëm në Qendrën Kryesore Universitare, por të kenë mundësi edhe në komunat e tyre.

    “Pothuajse në secilën Komunë të Kosovës është një Qendër e Mjekësisë Familjare, e cila quhet Covid dhe pacientët të cilët kanë simptoma të Covid-19 nuk kanë nevojë që drejtpërdrejt të shkojnë në Qendrën Kryesore Universitare, mirëpo shkojnë dhe lajmërohen në Qendrat e Mjekësore Familjare, ku aty bëhet identifikimi me Covid-19 dhe pastaj merret edhe terapia”, tha ai.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Ministria e Shëndetësisë për “Front Online” thotë se shumica e vaksina të Astra Zeneca janë përdorur vetëm në fillim dhe se pjesa...
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren. Policia njofton se ai është shtetas i Serbisë. “HETIM I VDEKJES- Prizren /...
    Lajme05 Maj 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria Kurti ka dëmtuar mirëqenien e qytetarëve dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, e ka shpërndarë...
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është arrestuar të shtunën në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur anëtarët e familjes së tij, dhe ka demoluar orenditë...
    Vip05 Maj 2024
    Orët e mbrëmjes në “Ferma VIP” kanë kaluar me batuta dhe humor mes fermerëve. Mariana, teksa ka qenë në dhomën e gjumit,...
    Vip05 Maj 2024
    Romeo sonte është zgjedhur finalisti i parë në “Big Brother Vip 3”. Ai u votua nga publiku pasi shkoi në nominim nga...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet...
    Opinione05 Maj 2024
    Nga Ali Ahmeti Të dashur vëllezër dhe motra, I dashur kryeministër, i dashur President Moisiu, i dashur President Topi, i dashur Balla,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.