×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    FBI-ja afër identifikimit të të dyshuarit për vdekjen e policit në trazirat e Kapitolit

    FrontOnline
    27 Shkurt 2021

    FBI-ja thotë se është pranë identifikimit të personit që dyshohet për vdekjen e policit të Kapitolit gjatë sulmit të dhunshëm të 6 janarit në selinë e Kongresit amerikan nga mbështetës të ish-Presidentit Donald Trump. Njoftimin e bëri të premten gazeta New York Times.

    Gazeta citon dy zyrtarë të rendit, pa i identifikuar me emër, sipas të cilëve hetuesit ishin fokusuar tek një individ që shihet në video duke sulmuar disa policë me spërkatëse kundër arinjve, përfshirë edhe policin Brian Sicknick, i cili vdiq më pas.

    42-vjeçari Sicknick, ishte pjesë e kontigjentit të vogël të policisë përballë turmës së dhunshme që hyri me forcë në Kapitol në përpjekje për të penguar çertifikimin e fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.

    Këto akte çuan në ngritjen e akuzës për nxitje dhune kundër ish-Presidentit Trump në Dhomën e Përfaqësuesve, por Senati e liroi nga akuzat, pasi ishte larguar nga detyra.

    Sipas New York Times, agjentët e FBI-së filluan të dyshojnë se vdekja e policit mund të kishte lidhje me kimikatin që përdoret në spërkatësen për të përzënë arinjtë. Shumë protestues kishin spërkatëse të tilla ose me spec të djegës.

    Sipas një prej zyrtarëve të rendit që citohet në artikullin e New York Times, në video personi i dyshuar për sulm kundër viktimës Sicknick dëgjohet duke thënë se do të përdorte spërkatësen me kimikat kundër policëve.

    Mjeku ligjor ende nuk e ka nxjerrë raportin mbi shkakun e vdekjes së policit pasi priten rezultatet e analizave toksikologjike, tha përmes një deklarate policia e Kapitolit.

    Mbi 100 policë pësuan lëndime gjatë sulmit dhe pesë vetë mbetën të vdekur.

    Megjithëse zyrtarët e kanë përqëndruar tani hetimin tek një i dyshuar i vetëm, ata ende nuk e kanë identifikuar personin me emër, njofton gazeta.

    Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-ja nuk iu përgjigjën kërkesës së New York Times për komente.

    Më shumë se 200 vetë janë arrestuar për rolin e tyre në sulmin në Kapitol, shumë prej tyre persona që kanë lidhje me organizata të ekstremit të djathtë si “Oath Keepers” dhe “Proud Boys,” duke vënë në dukje shqetësimin që paraqet ekstremi i djathtë. /VOA

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi më 1 maj një projektligj për “agjentët e huaj” që ka shkaktuar protesta masive në kryeqytet, Tbilisi, dhe...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një 26-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës ku banon, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në Tiranë. E reja...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku një natë më parë pati përleshje...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.