×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq thotë se Prishtinës nuk po i pëlqen marrëveshja e Uashingtonit

    FrontOnline
    27 Shkurt 2021

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar të flasë për dialogun dhe, siç thotë ai, qëndrimin e Prishtinës dhe paralajmërimet se Brukseli dhe Uashingtoni së bashku po përgatisin presione të reja ndaj Serbisë në lidhje me njohjen e Kosovës.

    “Do të shohim se çfarë do të thonë ata [Kosova] në lidhje me marrëveshjen e Uashingtonit. E shoh që nuk po u pëlqen. E vetmja gjë që ata do të donin është që Serbia të njohë një Kosovën të pavarur. Nëse ata mendojnë se kjo është realisht e mundur – lum si ata. Ne nuk mendojmë ashtu. Disa u habitën dhe më kritikuan kur unë thashë: ‘Ju bëni punën tuaj, dhe ne bëjmë tonën’. Unë nuk kam dalë me deklarata ‘të forta’, si autoritetet e mëparshme [serbe]… Më mirë i lëmë të tregojnë nervozizëm dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në forcimin e ekonomisë sonë”, ka deklaruar Vuçiq të premten në një takim me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të mbajtur në Kurshumli, përcjell Telegrafi.

    Në këtë takim, siç shkruan “Novsti”, presidenti Vuçiqi njoftoi se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë do të ndihmohen financiarisht nga shteti serb. Ai tha se të papunët do të marrin nga 200 euro, kurse fëmijët nga 100 euro.

    Kreu i shtetit serb informoi serbët nga Kosova për situatën politike para mbërritjes së përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

    Përpara vizitës së Lajçakut në Kosovë dhe Serbi gjithnjë e më shumë po flitet për angazhim më të fortë të SHBA-së dhe BE-së për ta bindur Serbinë që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Duke folur për këtë, Vuçiq ka theksuar rëndësinë e unitetit të serbëve në Kosovë dhe vendosmërinë e tyre për të mos hequr dorë që të jenë të lidhur me Beogradin.

    “Edhe një herë, falënderoj popullin serb në Kosovë që tregoi unitet, sepse ata e kuptuan se kjo është mënyra e vetme për të luftuar për interesat e tyre. Nëse kishte 43,800 vota për Listën Serbe, kurse ata [partitë serbe në Kosovë] të cilët u përpoqën të ndanin popullin serb, morën 1,300, është e qartë se cila është diferenca dhe cila është mbështetja për unitetin e popullit tonë dhe lidhjet e ngushta me Beogradi”, ka thënë Vuçiq, duke komentuar rezultatin e parive politike serbe në zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit në Kosovë.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Këshilli Evropian ka njoftuar se sot i ka dhënë dritën e gjelbërt finale projektit miliardësh për Lehtësi të Reformave për Rritje për...
    Lajme07 Maj 2024
    Para objektit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj ngacmimeve ndaj punëtorëve të ASK-së gjatë regjistrimit të...
    Lajme07 Maj 2024
    Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit”, kanë protestuar të martën para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë pakënaqësie për ndërprerjen e kontratës që dy...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Veturat zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it mëngjesin e së hënës u përballën me një sulm teksa po patrullonin në fshatin...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendim, me të cilin mundësohet kalimi nga patent shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka theksuar se ka iniciuar nëntë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit. Policia ka bërë...
    Lajme07 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka pasur një “takim shumë produktiv” me të dërguarin e...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Bahri Fazliu në përvjetorin e rënies. Haradinaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.