×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në takim me ambasadorin britanik: Qeveria e re do të konsolidohet shpejt

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër nga po kjo parti, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

    Në një postim në Facebook, LVV ka bërë të ditur se Abott ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit, teksa ky i fundit ka thënë se qeveria e re do të formohet shpejt.

    “Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott, të shoqëruar nga sekretari i dytë politik, z. Richard Le Vay, e priti sot në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për deputet, Arben Vitia dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj. Ambasadori z. Abbott e uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje dhe i dëshiroi sukses në angazhimin e mëtejmë drejt formimit të institucioneve të reja. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin, dhe duke ndarë bindjen se qeveria e re do të konsolidohet shpejt, e njoftoi atë me disa prej prioriteteve të saj. Punësimi, drejtësia, pandemia me të cilën po përballemi dhe sigurimi i vaksinës për qytetarët tanë janë çështje kyçe tha Kurti. Ai foli edhe për një bashkëpunimin më të përgjegjshëm e cilësor mes qeverisë së re dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës, si dhe për dialogun me Serbinë për të cilin përsëriti që nuk duhet të ngutemi duke premtuar me afate kohore dhe se dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë e marrëveshja e qëndrueshme. Në fund, të dy u dakorduan për bashkëpunim në projekte konkrete që do të ndihmonin si shtetndërtimin demokratik e zhvillimin ekonomik të vendit tonë, ashtu edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve tona në të ardhmen”, thuhet në njoftim./Front Online/

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.