×
  • Lajme
  • Lajme

    Dallaveret me subvencione, nëntë zyrtarë në paraburgim, dy në arrest shtëpiak

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.SH., L.S., H.M., B.N. K.Z., A.U., D.A., P.K., SH.K., dhe K.B– S. për veprat penale Marrja e ryshfetit nga neni 421, paragrafi 1, Dhënia e ryshfetit nga neni 422, paragrafi 1 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të pandehurit S.S. i dyshuar për shkak të veprës penale Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Të pandehurve S.SH., L.S., S.S., H.M., B.N. K.Z., A.U., D.A., P.K., gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, ndërsa kundër të pandehurve SH.K., dhe K.B–S. është refuzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kushtet e parapara me nenin 187,

    paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se këto masa të sigurisë janë masa adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, sepse ekziston rreziku se po të gjendeshin në liri, të njëjtit mund të ikin apo arratisen për ti ikur përgjegjësisë penale në këtë fazë të procedurës, poashtu të pandehurit nëse do të jenë në liri mund ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale duke ndikuar tek dëshmitarët aktual dhe ata të mundshëm të prokurorisë, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, tregon rrezik se nëse të pandehurit do të gjenden në liri mund të përsërisin veprën penale si dhe të njëjtit do të ndikonin në hetimin i cili është duke vazhduar.

    Të pandehurit në këtë çështje penale dyshohen nga Prokuroria se në kohë dhe vende të ndryshme varësisht nga interesi dhe marrëveshja kanë pranuar dhe kanë dhënë ryshfet nga persona të ndryshëm, pastaj i kanë ndarë në mes vete. Po ashtu në mënyrë direkte apo të tërthortë kanë kërkuar dhe pranuar përfitim – para për vete në mënyrë që të veprojnë apo të mos veprojnë në pajtim me detyrën zyrtare, konkretisht të pandehurit kanë kërkuar ryshfet nga persona të ndryshëm kryesisht fermer, me qëllim që ti fusin në listat e përfituesve të subvencioneve, ku dyshohet se disa prej fermerëve janë futur në lista duke dhënë ryshfet-para, me ç’rast kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare apo autoritetit zyrtar.

    Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Front Online/

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Në Belgjikë, ditëve të fundit po diskutohet ndërtimi i një burgu në Kosovë, i cili do të shërbente për drejtësinë belge për...
    Lajme02 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka shpalosur disa nga masat në kuadër të Programit Kombëtar të Integrimeve Evropiane. Ai është shprehur se...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurthemeli i dy klinikave. Sipas njoftimit, ShSKUK-ja do të...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditura detaje të vrasjes në tentativë në Lupç të Podujevës, ku katër persona kanë mbetur të...
    Lajme02 Maj 2024
    Është gjetur e vdekur dje punëtorja e një furrë në vendin e punës në Mitrovicën e veriut. Me vendim të prokurorit, trupi...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësimet për të propozuarit...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës janë dy interpelanca. Fillimisht do të zhvillohet interpelanca me ministrin...
    Lajme02 Maj 2024
    Ish-negociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri ka kërkuar sqarim nga kryeministri Albin Kurti në Kuvend lidhur me kërkesat e aleatëve për përparim...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken rriti presionin ndaj Hamasit të mërkurën për të pranuar propozimin e fundit për një armëpushim me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.