×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ATK për rastin e “Subvencioni 2021”: Do t’i hetojmë të gjitha bizneset dhe personat e përfshirë

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Nga aksioni policor “Subvencioni 2021”, që nisi të mërkurën në disa lokacione të Kosovës, janë arrestuar 21 persona deri tash. 12 u arrestuan të mërkurën, njëri prej të cilëve u lirua me procedurë të rregullt, si dhe nëntë të tjerë u arrestuan të enjten.

    Administrata Tatimore e Kosovës ka folur rreth hetimeve që janë në proces për keqpërdorimet në subvencione të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë që vepron në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

    Në një përgjigje për Klankosova, ATK ka konfirmuar se pas hetimeve të zhvilluara nga Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës ndaj disa bizneseve dhe persona ka transaksione fiktive që janë përdorur për qëllime të mbulimit të shpenzimeve apo arsyetimit të mjeteve të pranuara si subvencion

    “Departamenti Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në ATK, gjatë zhvillimit të procedurave hetimore ndaj disa bizneseve të cilët kanë qenë të involvuar në transaksione fiktive (raste të ndara) ka konstatuar se disa nga këto transaksione fiktive janë përdorur për qëllime të mbulimit të shpenzimeve apo arsyetimit të mjeteve të pranuara si subvencione. Në raportet finale të dorëzuara për bizneset/ personat të cilët sipas Autorizimeve të lëshuara nga Prokuroritë përkatëse janë zhvilluar procedurat hetimore, përveç trajtimit për çështje tatimore janë potencuar edhe të gjeturat e konstatuara lidhur subvencionet e dhëna nga Ministria e Bujqësisë”, thuhet në përgjigje.

    “Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës është në procedurë hetimore edhe ndaj një numri të bizneseve dhe personave të involvuara në transaksione të dyshimta fiktive të përdorura edhe për qëllime të subvencioneve, dhe gjatë procedurave hetimore është bërë intervistimi i një numri të konsiderueshëm të bujqve, personave të dyshuar dhe bizneseve të përfshira në këto transaksione nga të cilët përmes intervistave të zhvilluara janë shpjeguar veprimet dhe procedurat të cilat janë ndjekur nga ana e tyre”.

    Meqë rastet e cekura më lartë janë në fazë hetimore, ATK ka thënë se për momentin nuk mund të japin më shumë informacione.

    Së shpejti pritet të ketë hetime edhe tek furrëtarët, mullinistët, mishtoret dhe bizneset të tjera e deri tek pranuesi i subvencioneve.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.