Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj sulmit fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi.
Ajo ka thënë se organet e rendit duhet sa më parë të sjellin para drejtësisë sulmuesit dhe nxitësit e tyre.
Madje, Çitaku ka thënë se dhuna ndaj gazetarëve nuk duhet të kalojë në normalitet.
“Visar Duriqi është një prej gazetarëve ma të mirë e ma të guximshëm që ka Kosova.
E tronditur me sulmin që i ishte organizuar mbrëmë.
Organet e rendit duhet sa më parë të sjellin para drejtësisë sulmuesit dhe nxitësit e tyre.
Dhuna ndaj gazetarëve nuk guxon të kalojë në normalitet.”