×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Luftimet mafioze në burgjet e Ekuadorit, shkon në 75 numri i të vrarëve

    FrontOnline
    24 Shkurt 2021

    Ka shkuar në 75 numri i të burgosurve të vrarë në luftimet mes grupeve mafioze në tri burgje të Ekuadorit. Ky ishte një ndër incidentet më vdekjeprurëse në burgjet e shtetit të vogël të Amerikës Jugore në vitet e fundit.

    Në burgjet ku ndodhën përleshjet e përgjakshme janë dërguar ushtarë dhe policë në përpjekje për ta ndërprerë dhunën që filloi të martën, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

    Ekspertët thonë se luftimet janë nxitur nga beteja për kontroll në burgje, pasi një udhëheqës i grupit mafioz u vra në dhjetor.

    Ka raportime se disa policë janë lënduar gjatë përleshjeve, por besohet se të gjithë të vdekurit kanë qenë të burgosur.

    Presidenti Lenin Moreno tha se në tri burgjet ku pati luftime janë dërguar përforcime në mënyrë që forcat e sigurisë ta rimarrin kontrollin.

    Raportet e para për luftime në burg erdhën rreth orës 9 të mëngjesit të së martës. Shtatë orë më vonë, qeveria tha se forcat e sigurisë e kanë rikthyer rendin në burgun “Guayaquil”.

    Besohet se tensionet në burgje kanë qenë të larta që nga vrasja e Jorge Luis Zambrano, i cili ishte udhëheqës i grupit mafioz “Choneros”. Ai u qëllua për vdekje në një kafene pak kohë pas lirimit nga burgu.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Në një operacion të përbashkët me policinë gjermane dhe franceze, autoritet spanjolle kanë çmontuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës me...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i VV’së, Enver Haliti, tha se secila parti do ta kishte zili ta kishin Dejona Mihalin pjesë të tyre. Ai shtoi...
    Lajme02 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një takimi me struktura të të gjitha niveleve të organizimit dhe simpatizantë të saj, sot...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gratë me rrezik mesatar të kancerit të gjirit duhet të bëjnë një mamografi çdo dy vjet duke filluar nga mosha 40 vjeç,...
    Vip02 Maj 2024
    Javën e shkuar, u konfirmua ndarja përfundimtare e Bleros me “bejbin”, Ana Sylejmanin. Burime e prive folën se ai është parë në...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj mori pjesë në inaugurimin e murales që evokon epokën e artë të Skënderbeut dhe inauguroi ndërtesën e...
    Lajme02 Maj 2024
    Një situatë paska e tensionuar ka ngjarë sot në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohej për të gjeturat e Departamentit Amerikan të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.