×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    DASH: Kosova po sillet sikur nuk ka COVID-19, por është shkatërruar nga pandemia

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Departamenti amerikan i Shtetit tha se deri tani ka siguruar vetëm 23 për qind të dozave të kërkuara të vaksinës kundër COVID-19 për diplomatët amerikanë në Kosovë, derisa ka shfaqur shqetësimet për mostrajtimin e mirë të COVID-19.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një kabllogram dërguar Departamentit të Shtetit, të cituar nga shtypi amerikan, paraqet një situatë të zymtë për gjendjen e punonjësve në ambasadë, , transmeton Zëri i Amerikës.

    “Rreth 20 për qind e personelit të ambasadës janë infektuar me COVID-19, dhe shumica dërmuese janë personel lokal, që është shenjë për kontrollin joefektiv të sëmundjes në Kosovë. Kosova sillet sikur një vend që nuk ka raste me COVID-19. Por, Kosova është një shtet i shkatërruar nga pandemia”, thuhet mes tjerash në kabllogram, në të cilin nënvizohet se “derisa Departamenti i Shtetit të jetë në gjendje të sigurojë vaksinë për vendet e shërbimit si Prishtina, ndikimi i pandemisë në shëndet, mirëqenie dhe produktivitet do të mbetet i thellë”.

    Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për shqetësimin e ngritur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Kosnett dhe situatën me diplomatët amerikanë që shërbejnë jashtë Shteteve të Bashkuara, një zëdhënës tha se “deri sot DASH ka marrë rreth 23 për qind, ose 73 mijë e 450 doza nga 315 mijë që ka kërkuar”.

    Kjo sasi do të mbulonte në tërësi forcën punonjëse të Departamentit brenda dhe jashtë vendit dhe do të përfshinte të gjithë ata që punojnë nën autoritetin e Shefit të Misionit, përfshirë anëtarët e familjeve, partnerët ndërinstitucionalë, kontraktorët dhe punonjësit lokal”, tha një zëdhënës.

    Ambasadori Kosnett në kabllogramin e tij nënvizon sfidat e izolimit dhe shëndetit mendor të atyre që shërbejnë në ambasadë.

    Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se “e kuptojmë ankthin që ka shkaktuar pandemia, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe gjithandej botës”, duke nënvizuar se qëllimi është të vaksinohet 100 për qind e personelit, kurdo që kjo bëhet e mundur.

    Departamenti i Shtetit tha se ka dërguar gati 80 për qind të sasive të para të vaksinave në terren, duke theksuar se kriteret e shpërndarjes së tyre do të varen nga disa faktorë si të dhënat e institucioneve shëndetësore, rastet e shfaqura mes punonjësve, shkalla e përhapjes dhe prirjet e sëmundjes në terren, si dhe cilësia e infrastrukturës mjekësore në vendet mikpritëse etj.

    Kosova po kalon një gjendje të rënduar nga pandemia dhe është vendi i vetëm në Ballkan ku ende nuk ka filluar vaksinimi.

    Rastet me COVID-19 vazhdojnë të shtohen dhe autoritetet kanë shprehur shqetësim se kjo javë mund të shënojë rritje të mëtejshme pas një periudhe grumbullimesh për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

    Kosova pret që dozat e para të vaksinave të mbërrijnë në fund të muajit ose në fillim të marsit.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Me të filluar procesi gjyqësor ndaj të akuzuarit Emin Lati, gjykatësi i rastit Driton Berisha njoftoi se tashmë i akuzuari Lati ka...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në seancën gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë ndaj Erdgys Arrazit, avokati i tij Blerim Bazhdari publikoi të martën një recetë...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor vendimi për dhënien në...
    Të tjera
    Sport08 Maj 2024
    Tash e disa muaj, Sandro Tonali është larg futbollit, sepse është suspenduar për disa muaj për shkak të basteve të vëna në...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot në SHBA, guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott. Me të, kanë diskutuar për thellimin e...
    Lajme08 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektudhëzimin Administrativ për Bashkëpunimin e Strukturave dhe Mekanizmave Institucionalë me Organizatat Joqeveritare për Realizimin e Politikave për...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e radhës të Qeverisë sot ka folur lidhur me kushtëzimin me Asociacion për anëtarësimin në...
    Lajme08 Maj 2024
    Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti që nuk e ka bërë  të ditur deri më sot...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti kujtoi sot një “letër garancie” që ai, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca ua paraqitën bashkësisë ndërkombëtare, ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.