×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmkolli: Vjosa Osmani tentoi që LDK-në ta bëjë nëndegë të Vetëvendosjes

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Zgjedhjet për kryetarin dhe organet drejtuese të LDK-së, pritet të mbahen maksimumi brenda 2 muajve. Ato janë shpallur pasi kryetari aktual Isa Mustafa dha dorëheqje një ditë pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Ambiciet për këtë post nuk i ka fshehur anëtarja Melihate Tërmkolli. Ajo është e gatshme ta marrë timonin e LDK-së  për të ndërtuar koncepti të ri politik që bazohet në rugovizëm.

    Por, ka një parakusht për këtë.

    “Zgjidhja mendoj se është duke i hyrë një procesi të ri jo me këta njerëz më udhëheqë atë proces të ri, duhet me u thirr Këshilli i Përgjithshëm, me caktu një lloj këshilli ose grup që më udhëheq procesin e zgjedhjeve që nga fillimi në LDK, për të dalë një strukturë, e cila është e përkushtuar për LDK-në që është rugoviane apo neu-rugoviane”, tregoi ajo për Front Online.

    Në rast se nuk ndodh kështu, ajo thotë se LDK-ja do të shkojë drejt mbylljes si parti.

    Si një bashkëpunëtore e anëtare e moçme e LDK-së, Tërmkolli thotë se fajet për rënie i ka krejt kryesia. Ndalet më shumë tek dy emra.

    “Duke filluar nga kryetari që për mua ka qenë çudia më e madhe që qysh ka mundësi me kanë në LDK një njeri që nuk ka qenë kurrë në LDK, Isa Mustafa, një njeri anti- rugovistë thellësisht dhe një njeri që e ka udhëheq këtë parti me logjikën e përfitimit personal duke e bërë LDK-në një degë të PDK-së, më konkretisht Hashim Thaçin. Dhe pjesa tjetër po ashtu lidhet me qëndrimet e Vjosa Osmanit që LDK-në e bëri ose përpoq ta bëjë një nëndegë të VV-së, natyrisht nuk ka pasur ndryshe si të jetë”.

     

     

     

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar Istogun, komunë që qeveriset nga ky subjekt politik. Abdixhiku është takuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë...
    Lajme30 Prill 2024
    Enver Hasani, ish -kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës thotë për Front Online se nuk ka asnjë mundësi që edhe pas antarësimit...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe pranë shtatores së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra në...
    Lajme30 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e lansimit të programit “Kompakt”, ka thënë se është një simbol i mbështetjes së pakompromis...
    Lajme30 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në takimin ministror të BE-së në Bruksel, tha se në tre vitet e...
    Lajme30 Prill 2024
    Në përgjigje të nismës nga Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut  me moton “një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë...
    Vip30 Prill 2024
    Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Evi Reçi feston sot ditëlindjen. Një urim i bukur ka ardhur nga partneri i saj, modeli i...
    Sport30 Prill 2024
    Kryetari i klubit Ulpiana, Jeton Gashi, është përjashtuar nga organizata e futbollit sipas një vendimi të fundit nga Federata e Futbollit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.