×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kërkon që të mos marrë pjesë në seancën e nesërme

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Toby Cadman dhe Carl Buckley, avokatë të Nasim Haradinajt, kanë kërkuar që nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t’i mundësohet që të mos marrë pjesë në seancën e radhës paragjyqësore, që është paraparë të mbahet nesër në orën 11:00.

    Në parashtresën e avokatëve të Haradinajt, kërkohet që nesër në seancë të paraqitet nga distanca vetëm avokati.

    “Me urdhër të datës 17 Shkurt 2021, Gjyqtari i Procedurës paraprake caktoi datën për një Konferencë Statusore dhe për paraqitjet. Kjo Konferencë e Statusit është e caktuar për 24 Shkurt 2021 në 11:00. Në emër të Z. Haradinaj, bëhet një kërkesë që ajo seancë të shqyrtohet në mungesë të të pandehurit dhe që avokati të marrë pjesë në distancë”, thuhet në parashtresë.

    Mbrojtja ia ka bashkangjitur parashtresave edhe aplikacionin dhe një shtojcë konfidenciale, ku Haradinaj ka konfirmuar kërkesën për të mos marrë pjesë në seancë dhe që seanca të mbahet në mungesë të tij.

    Ekipi mbrojtës i Haradinajt, po ashtu konfirmon se Nasim Haradinaj parapraksht ka marrë këshilla të përshtatshme nga avokatët dhe se kjo çështje është diskutuar në një takim me Haradinajn. Në fund, pëlqimi me shkrim i Nasim Haradinajt është bashkëngjitur si konfidencial./Front Online/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se kanë mbajtur akademinë përkujtimore për nder të heroit të Kosovës...
    Lajme28 Prill 2024
    Tash e tre muaj, të gjitha makinat që parkohen në zonat që i posedon Prishtina Parking e ndjekin një rregullore të re...
    Lajme28 Prill 2024
    Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila synon të monitorojë...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2024
    Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendësministrit, Arbër Vokrrit, Radoica Radomiroviqit dhe kryetarit të Leposaviqit...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2022 në 2023, sipas studiuesve. Kishte 171,153 raste...
    Opinione28 Prill 2024
    Shkruan: Xhevdet Pozhari Jo vetëm sot, por qëmoti Serbia ka bërë çmos që t’i mbajë nën kontroll Kosovën dhe Maqedoninë. Siç ka...
    Kronika28 Prill 2024
    Një kasafortë me para është vjedhur ditën e shtunë në Viti. Persona të panjohur kanë kryer vjedhje në objektin ku ishte kasaforta....
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nuk del se qëndron keq sa i përket parave të gatshme që ka deklaruar në institucionet financiare,...
    Lajme28 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se propozimi për një rezolutë për Srebrenicën është siç e quajti ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.