×
  • Lajme
  • Lajme

    Demokraci Plus, thirrje Prokurorisë së Shtetit t’i hetojë ankesat e partive politike nga komunitetet jo shumicë

    FrontOnline
    22 Shkurt 2021

    Organizata Demokraci Plus i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që t’i hetojë ankesat e partive politike që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë, sipas të cilave në zgjedhjet e 14 shkurtit u është mohuar e drejta e përfaqësimit në Kuvend, përmes themelimit të partive politike satelite nga Lista Serbe, me qëllim të përfitimit të ndikimit mbi deputetë që mbajnë ulëse të garantuara për komunitetet.

    Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, dy parti politike të regjistruara rishtazi dhe që kanë deklaruar se përfaqësojnë interesin e komunitetit boshnjak dhe rom, kanë arritur të përfaqësohen në Kuvend përmes votave të marra në komunat e banuara me shumicë serbe, e ku fare pak apo aspak nuk ka banorë të komuniteteve në fjalë, thekson Demokraci Plus.

    Votimi për parti politike të komuniteteve tjera do të ishte një avancim për demokracinë dhe bashkëpunimin ndëretnik në Kosovë, por Demokraci Plus thotë se është e habitshme se si këto parti politike brenda një kohe të shkurtër siguruan përkrahje të madhe, pa pasur në programet e tyre politika që trajtojnë çështje të komunitetit serb.

    “Pretendimet se në komunat e banuara me shumicë serbe procesi i votimit ka qenë i kontrolluar dhe i manipuluar, rriten kur kihet parasysh numri i lartë i pjesëmarrjes në zgjedhje në këto komuna me shumicë serbe (deri në 85%), që është në disproporcion të lartë me komunat tjera dhe në krahasim me zgjedhjet paraprake në komunat e njëjta”, thekson Demokraci Plus.

    Për më tepër, Demokraci Plus thotë se ulëset e garantuara për komunitetet jo shumicë janë një garanci që komunitetet të kenë përfaqësim efektiv në Kuvendin e Kosovës, dhe jo mjet që një komunitet tjetër të shtrijë ndikimin për të deformuar vullnetin e komuniteteve jo shumicë në Kosovë, dhe paralajmëron se nëse një gjë e tillë tolerohet, ajo mund të përdoret si praktikë në të ardhmen edhe kundër vetë atyre, të cilët po tentojnë ta zbatojnë këtë praktikë sot.

    Ndryshe, zgjedhjet e 14 shkurtit në komunat me shumicë serbe kanë qenë shumë pak të monitoruara nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë, e ku për herë të parë as OSBE nuk ka qenë e përfshirë në ofrimin e asistencës për organizimin e zgjedhjeve.

    Duke iu referuar raportit të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e vitit 2019, Demokracia në Veprim thotë se në të kaluarën ka pasur frikësim të komunitetit serb për të shprehur lirshëm preferencat e tyre, duke i shtyrë për të votuar vetëm për një parti politike të caktuar.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i...
    Lajme04 Maj 2024
    Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të ofruar një mjedis mbrojtës dhe të sigurt për...
    Lajme04 Maj 2024
    Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme04 Maj 2024
    Qytetarët tashmë mund të kryejnë pagesat e faturave të energjisë elektrike, edhe përmes platformës e-Kosova. Në këtë platformë, ata do të mund...
    Lajme04 Maj 2024
    “Ne po bëjmë maksimumin me aq sa mundemi, me kapacitetet dhe prokurorët që kemi”. Kështu i është kundërpërgjigjur Ilir Morina, prokuror special...
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.